• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shërbimet ruse të spiunazhit të gatshme për të sabotuar përmes sulmeve kibernetike

by Aalison Pearse Stevens
14/05/2016 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fusha e betejës interneti – Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) ka shumë vite që i është kushtuar kësaj teme. Në raportin e tij vjetor theksohet në mënyrë të veçantë kërcënimi nga Lindja. Sidomos Rusia duhet të jetë veçanërisht aktive në këtë fushë. Në perceptimin publik ky burim rreziku ka kaluar megjithatë pak në sfond. Arsyeja: zbulimet e Edward Snowden për përgjimin global nga shërbimi sekret i Shteteve të Bashkuara, National Security Agency (NSA).

Në hijen e kësaj çështjeje që ka nisur prej verës së vitit 2013 shumë vende të tjera e patën të lehtë të fshihen. Kjo e shqetëson tani presidentin e BfV-së Hans-Georg Maassen më fort se kurrë. Dhe duket se ai ka të drejtë, sikurse të bën të supozosh një sulm ndaj sistemit kompjuterik të CDU-së që dyshohet se e ka origjinën nga Rusia. Selia e partisë CDU në Berlin konfirmoi të enjten (12.05) njoftimet që kishin bërë më parë një firmë sigurie për IT dhe gazeta e përditshme “Die Welt”.

Në verën e vitit 2015 ishte përkohësisht off-line Bundestagu

Maassen është i alarmuar: “Siguria e informacionit në zyrat gjermane në qeveri, administratë, biznes dhe në institucionet kërkimore-shkencore është vazhdimisht e kërcënuar”, thuhet në një njoftim për shtyp. Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës dyshon se pas sulmit mbi CDU-në është një grup hackerash i njohur në qarqet e sigurisë nën emrin “Sofacy” dhe “ATP 28”. Ky mendohet se është përgjegjës edhe për sulmin masiv në kompjuterat e Parlamentit gjerman në verën e vitit 2015.

Identiteti i sulmuesve vetëm mund të supozohet

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk ka siguri absolute për identitetin e sulmuesve. Por për shkak të indikatorëve ajo supozon megjithatë se duhet të jetë fjala për sulme “shtetërore të drejtuara nga Rusia”. Sulmet kibernetike të spiunazhit mund të ndiqen pjesërisht për një periudhë prej shtatë deri në njëmbëdhjetë vjet.

Shumica e sulmeve që ka vërejtur BfV-ja synonin mbledhjen e informacionit. Me këtë kuptohet spiunimi klasik i kundërshtarit. Të kërkuar janë veçanërisht informacione të rëndësishme nga politika, ekonomia, shkenca dhe ushtria. Përveç zyrave të qeverisë dhe partive Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës ka konstatuar edhe një sërë objektivash të tjera si kompanitë e furnizimit me energji, ato të telekomunikacionit, universitetet dhe institucionet arsimore.

Tepër të rrezikuara infrastrukturat kritike

Maassen është sidomos i shqetësuar për të ashtuquajturat infrastruktura kritike: “Ndërkohë shërbimet ruse të spiunazhit po tregohen të gatshme edhe për të sabotuar.” Çfarë pasojash mund të rezultojnë nga sulme të tilla, e tregon përvoja e Ukrainës me të cilen Rusia është në një luftë të pashpallur. Pak para Krishtlindjeve luftëtarë kibernetikë hynë në sistemet kompjuterike të termocentraleve në Ukrainë dhe e paralizuan pjesërisht furnizmin e vendit me energji. Sulmet dyshohet se ishin drejtuar po ashtu nga Rusia.

ma.me

Next Post

Limaj: Ja njerëzit e UDB-së që vranë Enver Malokun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In