• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shërbimet Rrugore, Balluku: Sistem elektronik për nevojat e qytetarëve

by A R
14/11/2019 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër investim i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka marrë jetë, duke pasur në fokus përmirësimin e mjediseve të punës dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

Në DRSHTRR Laç, ka nisur puna për rikonstruksionin e plotë të godinës, një investim i cili do të bëjë të mundur transformimin e kushteve, në të cilat ofrohen shërbimet për qytetarët pranë kësaj drejtorie.

Për shkak të pozicionimit dhe amortizimit të madh, godina e DRSHTRR Laç përmbytej vazhdimisht sa herë që kishte reshje shiu, ndërsa hapësirat që ka pasur në dispozicion kjo godinë nuk e përballojnë dot fluksin e lartë të qytetarëve.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, dhe kryetaren e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, inspektuan nisjen e punimeve për rehabilitimin e godinës së re.

Drejtori Gonxhe informoi lidhur me detajet e projektit, pjesë e të cilit do jetë edhe rehabilitimi i urës dhe rrugës hyrëse në këtë drejtori. Ai gjithashtu njoftoi edhe hapjen e dy zyrave ndihmëse në Lezhë dhe Mirditë.

“Kjo infrastrukturë nuk përballonte dot hyrjen e mjeteve të një zonë shumë të madhe, e cila është e detyruar të lëvizë me automjete për të ardhur këtu, sepse është shumë e shtrirë në territor. Do të rregullojmë dhe urën dhe hyrjen e rrugës brenda projektit tonë në mënyrë që ta stabilizojmë përfundimisht. Ndërkohë që do ta ndihmojmë drejtorinë rajonale dhe me një zyrë ndihmëse në Lezhë dhe në Mirditë, në mënyrë që të ulim numrin e makinave që vijnë këtu”, u shpreh Gonxhja.

Ministrja Belinda Balluku e cilësoi si të rëndësishëm këtë investim, ndërsa tha se krahas rehabilitimit të ambienteve, sistemet e reja kompjuterike që do të aplikohen, do të shkurtojnë kohën e pritjes për qytetarët, por njëkohësisht do të lehtësojnë edhe punën e punonjësve të kësaj DRSHTRR-je.

“Këtu ka nisur puna dhe është shumë e rëndësishme, sepse jo vetëm do krijohen kushte të reja për të punuar dhe për t’i ofruar qytetarëve shërbime, por nga ana tjetër këtu do ngrihet një rrjet elektronik i ri, për t’ju përgjigjur të gjitha nevojave të qytetarëve, për shërbimet e shpejta, që tashmë Drejtoria e Transportit Rrugor i në kohë rekord, si lejet e drejtimit apo shërbime të tjera”, theksoi Balluku.

Më pas duke bashkëbiseduar me punonjësit e kësaj drejtorie rajonale ministrja u shpreh se krahas përmirësimit të cilësisë së shërbimeve, ka ardhur koha që të investohet edhe në përmirësimin e ambienteve ku jepen këto shërbime.

“Kushtet tuaja të punës do jenë kushte optimale, por sigurisht ajo që ne na intereson më tepër dhe jemi të shqetësuar, është sesi t’i presim qytetarët, sesi t’i akomodojmë ata pasi kemi rritur cilësinë e shërbimeve. Janë ulur afatet e ofrimit të shërbimeve në mënyrë spektakolare, nga 2-3 javë në një ditë, kemi rritur cilësinë e shërbimit, por absolutisht ne duhet të rrisim edhe cilësinë e ambienteve ku i ofrojmë këto shërbime. Synimi jonë është që qytetarët të ndiejnë ndryshimin dhe ju të punoni në kushte të mira”, u shpreh ministrja Balluku.

Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara vlerësoi investimin që po kryhet në drejtorinë rajonale të transportit Laç dhe siguroi për gatishmërinë e plotë nga ana e bashkisë për të bashkëpunuar në realizimin e këtij projekti. Ajo tha se këto investime janë në shërbim të komunitetit, ndaj dhe janë të kërkuara dhe të mirëpritura nga pushteti vendor.

Investimi që do të kryhet në DRSHTRR Laç përfshin rehabilitimin e të gjithë territorit si dhe i jep zgjidhje përfundimtare problemit të përmbytjes duke krijuar rrjetin inxhinierik, drenazhim dhe sigurim të rrethimit. Gjithashtu, do të bëhet e mundur krijimi i një hapësire të re për arkivën e dedikuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e arkivës në kushte optimale për ruajtjen e dokumenteve. Sallë të re për regjistrimin, testimin me të gjithë elementet e testimit teorik, rrjete të reja elektrike, informatike dhe inxhinierike, si dhe sistem kondicionimi dhe ventilimi.

Në DRSHTRR Laç marrin shërbim 50,432 drejtues mjetesh në vit, rezultojnë 30,969 mjete të regjistruara dhe në total realizohen 97,924 shërbime në vit duke u renditur e dyta si drejtori në rajonin e Veriut, pas DRSHTRR Shkodër dhe e gjashta në rang vendi.

Next Post
Seanca në Kuvend, betohen 7 deputetët e rinj nga PD dhe LSI

Analiza e Lefter Maliqit: PD nuk fiton dot e vetme, i duhet LSI patjetër! Këtë e di edhe Rama prandaj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In