Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka zhvilluar sot një takim me prefekten e qarkut Tiranë, Suzana Jahollari, si dhe me drejtuesit rajonalë të institucioneve të varësisë së MFE në Tiranë, mbi mbarëvajtjen e ofrimit të shërbimeve online gjatë vitit 2020.
Ministrja Denaj shprehet se “prioritet është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Në këtë kuadër, kërkova angazhimin e administratës për përmbushjen e detyrimeve lidhur me digjitalizimin e shërbimeve publike. Në frymën e transformimit të shërbimeve për qytetarët, sportelet fizike do të reduktohen në minimum brenda muajit mars”.
“Shërbimi në sportel do të zëvendësohet me shërbimin e këshillimit për individët dhe bizneset. Në mënyrë të veçantë në fokus është vendosur Administrata Tatimore, ku i gjithë shërbimi do të orientohet drejt ndërgjegjësimit të rritjes së formalitetit”, shprehet ajo.
/a.r