• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shërbimet falas që Berisha dhe Meta po i bëjnë pushtetit

by Mero Baze
26/10/2024 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nuk di pse Sali Berisha dhe Ilir Meta ja lehtësojnë kaq shumë punët Edi Ramës kudo që shkon. Në Shqipëri i shpallin luftë guerile në Kuvend dhe në rrugë duke i bërë dy ndere. E para, i kalon ligjet në Kuvend pa debat dhe pa vëmendje, dhe e dyta, e diskretiton Berishën duke treguar pafuqinë e tij në rrugë, ku mezi mbledh 500 vetë.

Por jashtë Shqipërisë, sado t’u shpjegosh këtë budallallëkun e opozitës, nuk e kuptojnë po nuk e panë me sy. Dhe Berisha nuk të zhgënjen në këtë pikë. Atë idiotësi që i bën në Tiranë, e bën dhe në Vjenë, dhe në Nju Jork, dhe në Athinë. Nxjerr dy tre pleq të lodhur aty me një pankartë “poshtë komunizmi” dhe mendon që i prish punë Edi Ramës. Kushedi sa i adhuron Rama ata tipat, pasi ata i bëjnë të gjithë punën pa lekë dhe pa ua kërkuar.

Mendo tani gjithë diasporën, një brez i tërë njerëzish profesionistë dhe punëtorë, që me thëne të drejtën nuk ja kanë shumë ngenë sherrit politik në Shqipëri, t’i barazosh me ata pleqtë me pankarta që shajnë komunizmin në mes të Nju Jorkut, në emër të një sekretari partie në majë të penxheres në Tiranë.

Kaq duhet që ta bësh veten pakicë të pakicës në diasporë, më keq se në Shqipëri.

Gjithë beteja politike mes dy palëve në Shqipëri është përqendruar tek kontrasti mes të dyjave. Gjëja më e zgjuar që mund të bënte opozita ishte të mbushte hendekun mes saj dhe qeverisë, duke dëshmuar një profil urban dhe një ofertë qytetare për të marrë shtresën gri të shoqërisë.

Opozita bën të kundërtën, e thekson kontrastin mes dy palëve.

Edi Rama pret kryetaren e Komisionit Evropian në Shqipëri, Berisha dërgon dhjetë deputetë idiotë të protestojnë para zyrave të saj në Bruksel dhe nxjerr ato xhadat e vet ta etiketojnë Ursulën dashnore të Edi Ramës.

Edi Rama flet për anëtarësimin në Evropë më 2030, opozita flet për një Evropë të korruptuar nga Edi Rama.

Edi Rama shkon në SHBA takon diasporën, ky nxjerr tre pleq të lodhur që bërtasin poshtë komunizmi në një cep rruge pa i përfillur askush.

Edi Rama nuk bën komente dhe nuk sulmon drejtësinë kur i arrestohen ministra e deputetë, këta fyejnë prokurorin duke e quajtur “qen” në sallë të gjyqit, se u arreston Ilir Metën.

Edi Rama po përpiqet t’u mbushë mendjen shqiptarëve se nëse vendi arrin të hyjë në BE brenda vitit 2030, Shqipëria nis një kurs të ri historik, këta duan t’u mbushin mendjen shqiptarëve, se Edi Rama ka korruptuar gjithë politikanët në Evropë dhe në botë, që të hyjë në BE vetëm që të shkatërrojë opozitën.

D.m.th sipas logjikës së tyre, gjithë bota është e korruptuar, përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Dhe sepse duhet të paguajë Edi Rama për të korruptuar botën për të mundur dy kufoma, eja merre vesh.

Edi Ramës i mjaftojnë ata tre pleqtë në Nju Jork, molotovët e Flamurit në Kuvend dhe disa goma të djegura rrugëve në kryqëzime, për të mos u lodhur fare për të fituar, pa e paguar fare për këto dhurata, as Berishën, as Metën. E jo më të paguajë të tjerë për ta!

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Vetëm tre shtete janë vërtet të rëndësishme për Kamalën

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In