• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shërbimet amerikane japin alarmin: Moska do të shkaktojë kaos në Ballkan

by A R
29/03/2017 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Rusia po përgatit kaos në Ballkan”, paralajmëron kompania private amerikane e inteligjencës, “Strategic Forecasting”, e cila merret me analizat gjeopolitike dhe parashikime.

Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës, “Stratfor” ka dalë në përfundimin se Moska do të përpiqet t’i shfrytëzojë ndasitë në rajonin që ka qenë traidicionalisht bazë për garat mes fuqive të mëdha.

Ndikimin e saj, ajo do të vazhdojë ta shtrijë, ose të paktën do të përpiqet, në disa prej zonave më të trazuara të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, veriun e Kosovës, Malin e Zi dhe Maqedoninë, shkruan Top Channel.

Me ushqimin e tensioneve në rajon, Rusia – argumenton “Stratfor”, – mund të projektojë një seri krizash tepër sfiduese për Perëndimin.

Artikulli i saj analizë me titullin “Rusia ngacmon folenë e grerëzave” kujton se, gjatë dy viteve të fundit, ndikimi rus në Serbi është rritur në mënyrë fare të qartë.

Tani që Kosova flirton me idenë se forcat e saj të armatosura të sigurisë mund të shndërrohen lehtësisht në një ushtri të vërtetë, marrëdhëniet me Serbinë po kalojnë në një tjetër ashpërsim, e nëse vazhdojnë kështu, Moska – profetizon “Stratfor”, – do të shfrytëzojë momentin për të krijuar një ngërç të plotë në terren.

Të njëjtën gjë u përpoq të bënte në fund të fundit edhe në Malin e Zi, qeveria e të cilit akuzoi hapur forcat ruse të sigurisë për komplotin e vrasjes së Milo Djukanoviçit pak përpara zgjedhjeve parlamentare të tetorit, me shpresën se kështu do të devijohej përpjekja e anëtarësimit në NATO.

Sa për Maqedoninë, – thekson artikulli, – ajo është prè e një fushate intensive dezinformimi të Moskës. /b.d

Next Post
Senati i Spanjës sërish e refuzon njohjen e Kosovës

Senati i Spanjës sërish e refuzon njohjen e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

March 17, 2026
Kontrabanda e naftës ‘vergine’, vendimi që çoi në pafajësinë e ish drejtuesve të doganës

Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje

March 17, 2026
Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

March 17, 2026
Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

March 17, 2026
Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

March 17, 2026
SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

March 17, 2026
BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

March 17, 2026
OKB kërkon akses për të hetuar sulmin vdekjeprurës ndaj shkollës në Iran

OKB kërkon akses për të hetuar sulmin vdekjeprurës ndaj shkollës në Iran

March 17, 2026
Eksportet rriten me 2,8% në shkurt, energjia dhe mineralet me ndikim kryesor

Eksportet rriten me 2,8% në shkurt, energjia dhe mineralet me ndikim kryesor

March 17, 2026
BSH/ Guvernatori Sejko: Nuk duhet të lejojmë pastrimin e parave përmes amnistisë fiskale, të shtojmë masat!

Shoqata e Bankave: Shërbimet online rrisin rrezikun për krime kibernetike

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In