Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot Shërbimin e ri të Hemodinamikës në Spitalin Memorial Fier, i cili bën pjesë në fazën e dytë të hapjes graduale të shërbimeve në këtë spital.
Ministrja ka nxjerrë edhe fotot nga ky inspektim, bashkë me mjekun, prof. Alban Dibrën.
Manastirliu thekson se bashkëpunimi me ekipin mjekësor turk dhe mes dy shërbimeve të hemodinamikës, QSUT- Spital Memorial Fier, do të ngre në një nivel më të lartë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
“Së bashku me prof. Alban Dibrën vizituam spitalin Memorial në Fier, për të përgëzuar stafin shqiptar dhe turk për hapjen e Njësisë së Hemodinamikës për ndërhyrjet diagnostikuese invasive në zemër, të cilat filluan të kryhen në spitalin Memorial dhe do të mbulojnë shërbimin për gjithë zonën jugore në vend.
Për herë të parë në këtë spital dhe në sistemin publik, instalohet një pajisje e teknologjisë së lartë, që ofron gamën e ndërhyrjeve invasive për sëmundjet kardiake dhe neurologjike .
Bashkëpunimi me ekipin mjekësor turk dhe mes dy shërbimeve të hemodinamikës, QSUT- Spital Memorial Fier, do të ngre në një nivel më të lartë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.”/m.j