• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shërbim Prove….

by Artur Ajazi
25/02/2026 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Shërbimi i Provës, institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, ka filluar funksionimin e tij në Shqiperi, nga qershori 2009-ës, dhe deri tani ka mbikëqyrur dhe mbështetur zbatimin e dënimeve alternative për më shumë se 2000 persona.
Aktualisht Shërbimi i Provës ka 4 zyra vendore, përkatësisht në Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier të cilat mbulojnë territorin shqiptar. Stafi i tyre, angazhohet në përgatitjen e raporteve të vlerësimit para dhe pas gjykimit duke vlerësuar prejardhjen shoqërore, kushtet familjare dhe planet konkrete për riintegrim shoqëror si dhe realizon mbikëqyrjen e të dënuarve me dënime alternative me qellim mbrojtjen e interesave publike dhe parandalimin e kryerjes se veprave penale. Ky shërbim kryen kontroll mbi të dënuarit dhe vepron si mburojë për komunitetin.Nga njëra anë u jep mundësinë autorëve të veprave penale të cilët kanë mundësi për riintegrim dhe rehabilitim në shoqëri të rifillojnë më shpejt jetën në komunitet ndërsa nga ana tjetër kontrollon dhe ndëshkon autorët e veprave penale duke vepruar si mburojë për komunitetin. Sigurisht për të arritur rezultate të kënaqshme veprohet në bashkëpunim me shërbimet lokale sociale dhe të mirëqenies për të nxitur dhe rritur mundësitë e përfshirjes në shoqëri. Pra deri këtu, duket sikur gjithçka është normale, por ka edhe disa gjëra që e kanë neveritur “Shërbimin e Provës”, të caktuara nga gjykatat. Prej vitesh, nën petkun e “Shërbimit të Provës”, po dalin dhe nuk po kryejnë vite burgu, zyrtarë të korruptuar, bashkepunëtorët e tyre, persona që janë kapur në flagranë me zarfe me mijëra euro, duke u akuzuar për korrupsiono, shkelje ligji, dhe abuzim me detyrën. Ndalohen nga Policia e Shtetit, dhe pas 2-3 muajsh ata dënohen, por medemek jo me vite në qeli, por me “Shërbim Prove”. Pra, i korruptuari, shkelesi i ligjit, apo dhe autori plagosjes dhe grabitjes, duhet “riedukuar, riintegruar, duke vajtur në punë bashkë me komuinitetin”. Qasje më tallëse për organet e zbatimit të ligjit nuk ka. Dhe të mendosh se, jemi duke “shijuar” drejtësinë e re. Pra, ti zhvat para, bej korrupsion, “KÇK”, sepse pas 30 ditësh ndalim nga policia, gjykata të jep 3 ose 4 vjet burg, por në rreshtin e fundit të vendimit ka nja dy fraza që thonë se “dënimi tu konvertua në Shërbim Prove”, dhe se duhet të shkosh të punosh edhe ca ditë në “ndermarrjen e Pastrimit të qytetit tend. Kush po tallet me shqiptarët, kush po tallet me Kodin Penal, kush po tallet me ligjet, zbatimin e tyre, kush po bën karshillëk me qytetarin e thjeshtë, që pasi i ka mbushur xhepin inspektorit të IKMT, apo OPGJ me zarfin me euro, del një gjykatës mediokër dhe i molepsur, dhe na jep një vendim skandaloz. Në popull, tanimë është krijuar perceptimi se, edhe po vodhe, edhe po bëre korrupsion, edhe po grabite dhe plagose (ndoshta edhe po vrare dike) , ka shanse të marresh dënimin me disa vite burg, por më shanse ke të marrësh “Shërbim Prove”. I jap plotësisht të drejtë edhe kryeministrit Rama, kur atakon me të drejtë segmente të caktuara të kësaj drejtësie medemek “të re”, e cila duket hashiqare se, po stimulon korrupsionin përmes një klauzole të vetme që ka vendimi dhe dënimi ndaj të korruptuarit, “Shërbimin e Provës”. Në burgjet tona ka djem të rinj, që kanë hyrë atje dhe presin prej 1 apo 2 vitesh gjykimin, vetëm se kanë vjedhur ndonjë thes miell, apo ndonjë celular, dhe në përfundim të procesit,  dhe nuk ndodh kurrë që gjyqtari të japë ndaj tyre denim të konvertuar në “Shërbim Prove”. Atëhere pse me dy standard në gjykim, pse me dy standarde në dënimin e veprave të tilla penale ?

Next Post
Lëvizte me fenelina policie në makinë për të shmangur kontrollet, arrestohet 32-vjeçari në Peqin, i gjendet armë zjarri

Lëvizte me fenelina policie në makinë për të shmangur kontrollet, arrestohet 32-vjeçari në Peqin, i gjendet armë zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

February 25, 2026
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos

February 25, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Misioni faktmbledhës i PPE, Berisha i pret në PD: Folëm për zgjedhjet dhe narkoshtetin

February 25, 2026
Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

February 25, 2026
Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

February 25, 2026
Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

February 25, 2026
“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

February 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Shkurt 2026

February 25, 2026
Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

February 25, 2026
Pas Sllovakisë edhe Hungaria nxjerr në pah problemet e BE

Orban humb zgjedhjet në prill? Sondazhi nxjerr fituese partinë opozitare në Hungari

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In