• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shërbëtori i popullit” nga Kievi dhe shkelësi i normave në Washington

by Java News
28/09/2019 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

«Më bëj një nder», i kërkon Donald Trumpi presidentit të Ukrainës. Dhe Volodimir Selenski bie në gjunjë: «Ju jeni një mësues fantastik, ne mund të mësojmë nga ju, kam fjetur në hotelin tuaj në New York». Një parodi politike.

Nga Enver Robelli

Volodimir Selenski është humorist. Në serinë «Sluha narodu» (Shërbëtori i popullit) Selenski ka luajtur rolin e presidentit. Nga ky rol Selenski ka rrëshqitur në realitet: i ka fituar zgjedhjet presidenciale dhe është bërë tamam president. Shumica e votuesve ukrainas janë aq të neveritur me klasën e korruptuar politike, saqë ata e votuan Selensikin, ndonëse ky nuk kishte përvojë politike. Selenski premtoi një stil krejt tjetër politik: pa korrupsion, me transparencë. Themeloi një parti të quajtur «Shërbëtorët e popullit».

Më 25 korrik 2019 presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Volodimir Selenskin. Më parë ai u kishte dhënë urdhër ministrisë së Jashtme dhe të Mbrojtjes të ngrijnë 400 milionë dollarë të paraparë si ndihmë për Ukrainën. Pastaj Trump kapi dëgjuesin e telefonit dhe i tha homologut të tij në Kiev: «Më bëj një nder». Përkthyer në gjuhë të kuptueshme kjo domethënë: më gjej material me të cilin mund ta njollosë Joe Bidenin. I biri i tij ka punuar si këshilltar për një firmë ukrainase të gazit, drejtësia ukrainase ka zhvilluar hetime, por ato janë ndërprerë. Tash Trump kërkon që Selenski të këqyrë nëse mund të bëjë diçka. Biden ka gjasa të jetë kundërkandidat i Trumpit në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2020. Pra, presidenti amerikan kërkon që një shtet tjetër t’i ndihmojë për të diskredituar rivalët politikë. Mesazhi është ky: unë të japë para, ti më jep dëshmi kundër të birit të Bidenit.

Sjellja e Volodimir Selenski i ngjan një roli në parodi. Selenski i thotë Trumpit: ««Ju jeni një mësues fantastik, ne mund të mësojmë nga ju, kam fjetur në hotelin tuaj në New York». Trump thotë se Gjermania nuk po bën gati asgjë për Ukrainën, Selenski ia kthen: «Keni të drejtë. Jo 100 për qind, por 1000 për qind». Selenski me sa duket e di se Trumpit i pëlqejnë superlativët. A nuk thotë Trumpi pothuaj çdo ditë se ai është presidenti më i suksesshëm i SHBA-ve? A nuk lavdërohet me sukseset e tij në biznes?

Me telefonatën e tij me Selenskin presidenti Trump e mbushi kupën. Demokratët kanë nisur procedurat për shkarkimin e tij. Në historinë amerikane vetëm tri herë deri më tani ka pasur përpjekje për shkarkim të presidentit. Me 1974 presidenti Richard Nixon iku nga posti i frikësuar se do të shkarkohej. Më 1999 dështoi nisma për shkarkimin e Bill Clintonit për shkak të aferës së tij me praktikanten Monica Lewinsky. Më 1868 Senati deshi të shkarkojë presidentin Andrew Johnson, por mungoi një votë. Johnson e kishte larguar nga posti ministrin e luftës pa pëlqimin e Senatit.

Që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë Trump i ka hedhur në ajër të gjitha normat etike, politike dhe morale. Në një koment të ashpër të DER SPIEGEL numërohen disa nga sjelljet e papërgjegjshme të Trumpit: ai i quan racistët «njerëz të mirë», në kufi me Meksikën i fut fëmijët refugjatë në kafaze, në poste të rëndësishme emëron anëtarë të familjes apo puthadorë, kërkon arrestimin e rivalëve politikë, pengon drejtësinë dhe një aktoreje të filmave pornografik i paguan para që ajo të heshtë për një aferë me Trumpin. Para se të bëhej president Trump ishte i gatshëm të pranojë ndihmën e Rusisë për të luftuar Hillary Clintonin gjatë fushatës elektorale. Të dëshmuara janë mbi 100 kontakte të ekipit të Trumpit dhe rusëve.

Procedura e shkarkimit bart rreziqe. Trump mund të përfitojë duke e inskenuar veten si viktimë të demokratëve. Kështu ai do të mobilizojë përkrahësit e tij. Por, edhe Joe Biden mund të dëmtohet. Ai ishte lavdëruar se i ka bërë presion Ukrainës të largojë kryeprokurorin Jurij Lucenko, i cili konsiderohej i korruptuar.

Por Lucenko, i cili është shkarkuar në fund të gushtit, ka deklaruar se Biden është përpjekur të pengojë hetimet kundër firmës ukrainase Burisma për të cilën punonte i biri i Bidenit, Hunter. Lucenko po ashtu ka thënë se po hetonte nëse zyrtarë dhe politikanë ukrainas më 2016 kanë përkrahur Hillary Clintonin.

Trump është kapur menjëherë pas këtij rrëfimi, sepse i mundëson të thotë: pa shihni, nuk është e vërtetë që rusët më kanë përkrahur mua, por e vërtetë është se Hillary Clinton ka marrë mbështetje nga politikanët e korruptuar ukrainas

Next Post
Kupa Carabao/Liverpooli mund të përjashtohet nga aktiviteti?!

Kupa Carabao/Liverpooli mund të përjashtohet nga aktiviteti?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In