• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sheqeri shkaktar për mërzinë dhe depresionin

by Java News
29/04/2019 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fakti që sheqeri ka një ndikim të tmerrshëm në organizëm, nuk përbën më lajm. Prania e tij ka lidhje të drejtpërdrejtë me mbipeshën, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Duke qenë se sheqeri ka një ndikim kaq të fortë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, natyrshëm lind shqetësimi për ndikimin në shëndetin e trurit.

Studimet të cilave u referohemi zbuluan së fundmi se sheqeri i tepërt mund të jetë shkaktar i shumë çrregullimeve mendore.

Studimi tregoi se personat që konsumojnë shumë sheqer kanë 23 për qind më shumë gjasa të preken nga depresioni në harkun kohor të 5 viteve.

Sheqeri dhe depresioni

Natyrshëm mund të mendoni se ky problem nuk ju prek shumë.

Por sipas të dhënave, njeriu mund të marrë të paktën 67 gramë sheqer në ditë duke pirë vetëm një pije të gazuar dhe duke ngrënë një çokollatë të vogël.

Kjo shifër rritet shumë gjatë ditës nga konsumi i ushqimeve të përpunuara, lëngjeve të frutave apo bukës.

Ekspertët më në zë të mjekësisë rekomandojnë që njeriu nuk duhet të konsumojë më shumë se 36 gramë sheqer në ditë.

Ndaj nëse nuk jeni të vëmendshëm ndaj përmbajtjes së sheqerit në ushqimet tuaja, atëherë me siguri po e teproni.

Çrregullimet e humorit janë shumë të komplikuara dhe sheqeri sigurisht nuk është fajtori i vetëm.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se sheqeri është një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e këtyre çrregullimeve.

Sipas tyre, kjo çështje ka nevojë për studime të mëtejshme.

Sinjalet e trupit kur e teproni me sheqerin:

Mungesë energjie dhe lodhje;

Trullosje (veçanërisht pasi ke ngrënë);

Humbja e shijes;

Probleme me këmbët dhe lëkurën;

Rrathët e zinj tek pjesa e poshtme e syve.

Shtim në peshë

Për më tepër, sheqeri shkakton çlirimin e insulinës në gjak, që luan një rol domethënës në shtimin ne peshë.

Sa më shumë insulinë të ketë në organizëm aq më e lartë do të jetë rezistenca ndaj tij.

Organizmi do të çoroditet, sepse nuk do të dijë si t’i përgjigjet sasive të insulinës dhe të përpunojë sheqerin në mënyrën e duhur.

Për më tepër, pankreasi, organi përgjegjës për insulinën, do të lodhet dhe do të shkaktojë zhvillimin e diabetit.

Si ta shmangni

Hiqni dorë prej bukës së bardhë, ëmbëlsirave të pastiçerive dhe drithërave të ëmbëlsuar dhe zgjidhni bukë me drithëra të plotë, perime dhe fruta.

Nëse blini ushqime të paketuara, kontrolloni etiketat në mënyrë që të zbuloni sasinë e sheqernave të fshehur.

Të dhënat e tregojnë se këto të fundit gjenden tek drithërat, buka, salcat, ushqimet e gatshme dhe të përpunuara.

Sheqernat maskohen me terma të ndryshëm si glukozë, dekstrozë, ëmbëltues, shurup e të tjerë.

Nëse një produkt përmbajnë më shumë se 5 për qind sheqer për çdo gramë sasi atëherë mos e konsumoni.

Kujdes me alkoolin, pasi mund të shkaktojë luhatje të forta në nivelin e sheqerit në gjak./mapo

Next Post
Burri dhunon bashkëshorten, por e pëson keq nga vëllai i saj

Kongresi/ Shqiptarja “Ambasadore e guximit” rrëfen tmerrin e luftës në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In