Shënohet viktima e parë nga zjarret
Një zjarr i përmasave të mëdha i rënë pasditen e sotme në një ullishte në Sarandë, i ka marrë jetën një 62-vjeçari.
Zjarri ka rënë në vendin e quajtur ‘Pllakoti’, në fshatin Markat, ku nga zjarri fuqishëm që ka përfshirë rreth 50 ha ullishte dhe pyll ka gjetur vdekjen shtetasi Pëllumb Shehu, 62 vjeç, baba i dy fëmijëve.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikëset dhe po punohet për shuarjen e flakëve.









