Serbia ka shënuar viktimën e dytë nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur që bëhet fjalë për një grua të moshuar 92-vjeçare që vuante nga një sëmundje e gjatë. Numri i të infektuarve është shtuar dukshëm duke shkuar në 188.
Kryeministrja, Ana Brnabic, ka mbajtur një takim me ekspertët kinez për konsulta për masat e qeverisë që pritet të ashpërsohen edhe më shumë.
Gjithçka në Beograd është kthyer në ngjyrat kineze. Kështu duket pallati “Albania” në qendër të kryeqytetit serb.
Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, ka zhvilluar në vizitë tek Kryeministri hungarez Viktoar Orban, në Budapest. Këtu ka kërkuar ndihmë dhe angazhimin hungarez që Ballkani Perëndimor të marrë ndihma nga BE-ja.
Rrugët e të gjitha qyteteve janë dezinfektuar nga shërbimet e kompanive të pastrimit. Ndërkohë, gjithçka ka ndaluar dhe ka ndryshuar. Liturgjia në kishën e Sinodit mbahet në distancë nga njeri-tjetri dhe pa u futur brenda objektit. Lutjet janë të shumta, por Serbia kryeson në rajon nga numri i të infektuarve me COVID-19.
/a.r