• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shënohet 10-vjetori i binjakëzimit Tiranë-Pekin, Veliaj: Mirëpresim Forumin “Kina +16”

by A R
06/09/2018 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 10-vjetorin e binjakëzimit mes dy kryeqyteteve, Tirana dhe Pekini do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e transportit, investimeve, kulturës dhe turizmit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim të veçantë një delegacion të lartë kinez, të kryesuar nga Nënkryetarja e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore të Bashkisë Pekin, Yan Aoshuang, në të cilin u ra dakord për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy qyteteve në disa sektorë të rëndësishëm.

“Kjo është një marrëdhënie që ka nisur 10 vite më parë, kur Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Pekinit bënë binjakëzimin midis dy qyteteve. Ka qenë një marrëdhënie e shkëlqyer në këtë dekadë të parë dhe mezi presim të nisim një bashkëpunim edhe më intensiv me Pekinin në fushën e transportit, investimeve dhe në fushën e kulturës dhe turizmit, sepse i shohim si baza të një marrëdhënie të shëndoshë për ta çuar më tej binjakëzimin tonë”, tha Veliaj, teksa në shenjë miqësie, i dorëzoi Nënkryetares së Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore të Bashkisë Pekin, Yan Aoshuang, edhe “Çelësin e Qytetit”.

Tirana është përzgjedhur si qyteti mikpritës i Forumit të 4-të të Kryetarëve të Kryeqyteteve të Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore (EQL) në vitin 2019 që synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe kulturor me 11 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe 5 vende të Ballkanit. Veliaj shprehu bindjen se ky Forum i nivelit të lartë do ta kthejë Tiranën në një epiqendër të marrëdhënieve të Europës me Kinën. “Një nga gjërat që dakordësuam sot është se Tirana është përzgjedhur si qyteti mikpritës i Forumit “Kina +16”, në nivelin e kryetarëve të bashkive për vitin 2019. Mund të themi se që sot, përveshëm mëngët për t’u përgatitur për të pritur në Tiranë delegacionin e qeverisë kineze dhe 16 kryetarët e bashkive të Europës Qëndrore dhe Lindore. Kjo do ta kthejë Tiranën në një epiqendër të marrëdhënieve të Europës me Kinën”, tha ai.

Gjatë kësaj vizite, kryetarja e delegacionit Yan, Aoshuang dhe kryebashkiaku i Tiranës vizituan edhe Parkun e Liqenit, ku u përuruan edhe “Bisedkat kineze”, një vepër që përcjell traditën kineze të ndërtimit në Shqipëri; kjo hapësirë do të shërbejë si një vend çlodhjeje, por edhe për biseda mes miqsh. Në mënyrë simbolike të miqësisë mes dy qyteteve, u mbollën edhe 24 bredha.

Yan Aoshuang, Nënkryetare e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore të Bashkisë Pekin (KPBP) vlerësoi mikpritjen e kryeqytetit shqiptar dhe theksoi se 24 fidanët e bredhit shenjojnë në mënyrë simbolike se miqësia mes Pekinit dhe Tiranës do të jetë gjithmonë e gjallë e plot vitalitet. “Jam shumë e lumtur, si kryetare e delegacionit të Bashkisë së Pekinit, që marr pjesë në këtë aktivitet. Kemi ardhur nga Pekini në Tiranë me rastin e 10-vjetorit të binjakëzimit mes dy qyteteve tona. Por, gjithashtu, kemi sjellë nga Pekini 24 bredha. E quajmë gjithashtu si ‘bima me gjelbërim të përhershëm’ dhe me këtë simbolizon edhe një marrëdhënie mes njerëzve, që duhet të ruajnë gjithmonë pranverën dhe energjinë. Duke sjellë këtë pemë në Tiranë duam të shprehim në mënyrë simbolike se miqësia mes Pekinit dhe Tiranës do të jetë gjithmonë e gjallë dhe plot vitalitet”, tha ajo.

Kurse, kryebashkiaku Veliaj shtoi: “Kemi hapur një pavijon karakteristik tradicional kinez, për të gjithë ata që do ta shohin si një stoli, por edhe si një përkujtim të marrëdhënies së shkëlqyer që Tirana ka me Pekinin. Jam i bindur se kjo hapësirë do të kthehet shumë shpejt në një nga vendet më të vizituara nga qytetarët e Tiranës”.

Next Post
Mblidhet komisioni ‘Tahiri’, miratohet në parim rregullorja

Afati i komisionit "Tahiri" zgjatet me tre muaj, tre deputetë të mazhorancës votuan kundër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In