Në Rrugën “Naftëtari” në hyrje të qytetit të Kuçovës ka ndodhur një incident parazgjedhor. Dyshohet se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi, i shoqëruar nga 4 persona të tjerë, kanë hyrë në një subjekt privat, tip bar kafe, dhe ka ofenduar disa të pranishëm aty.
Nuk ka patur konflikt fizik, por vetëm verbal. Në komisariat janë shoqëruar 4 personat e ofenduar për të dhënë dëshmi, ndërsa “agresorët” pritet të identifikohen shumë shpejt.
Në momentin që ka mbërritur Policia, kandidati dhe shoqëruesit nuk janë gjendur në vendngjarje.
/a.r