• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shënohen parregullsitë e parë në zgjedhjet në Maqedoni

by Java News
11/12/2016 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asociacioni qytetar MOST, i cili ka vëzhgues në terren bën të ditur se të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Maqedonisë janë hapur me kohë.Kryetari i MOST-it Darko Aleksov në konferencën e parë për media përmendi disa incidente në këtë proces zgjedhor.

“Vendvotimi 1036 në komunën e Kumanovës është hapur me 15 minuta vonesë, qendra e votimit 2210 në komunën e Velesit është hapur me vonesë prej 30 minuta për shkak të mungesës së energjisë elektrike”, tha Aleksov.

Më pas ai shtoi se “Deri tani është regjistruar se në vendvotimin 1580/1 në komunën e Radovishit një votues e ka fotografuar fletëvotimin ku këshilli zgjedhor nuk e ka vërejtur dhe nuk ka reaguar. Në qendrën e votimit 2556 në komunën e Gjorçe Petrovit një votues e ka fotografuar fletëvotimin ku është thirr policia”, raporton AA.

Asociacioni qytetar MOST i ndjek zgjedhjet e parakohshme parlamentare me më shumë se 3.000 vëzhgues. Në qendrat e votimit janë të stacionuar 2.664 vëzhgues të cilët mbulojnë rreth 55 përqind të qendrave të votimit në Republikën e Maqedonisë.

Në mënyrë shtesë MOST ka 120 ekipe me nga dy vëzhgues të cilët do të ndjekin votimin në ato vende ku MOST nuk ka vëzhgues statik. 80 vëzhgues të MOST-it do të mbikëqyrin punën e të gjitha komisioneve zgjedhore komunale ndërsa do të mbikëqyret edhe puna e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare marrin pjesë 11 subjekte politike prej të cilave gjashtë parti politike dhe pesë koalicione, me 58 lista dhe me 1.092 kandidatë. (b.an)

Next Post
26 vjet Parti Demokratike, Berisha: Hapëm dyert e lirisë për shqiptarët

26 vjet Parti Demokratike, Berisha: Hapëm dyert e lirisë për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demiraj: Sali Berisha të riformatojë lidershipin e Partisë Demokratike

Demiraj: Sali Berisha të riformatojë lidershipin e Partisë Demokratike

January 2, 2026
Ukraina zbulon shifrat: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

“0.72 përqind të Ukrainës”, Rusia pushtoi 4000 kilometra katrorë në vitin 2025

January 2, 2026
“Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…

Klevis Balliu: Opozita do përshkallëzojë aksionin politik, shkojmë deri në grevë urie

January 2, 2026
Instituti i Gjeoshkencave: Do të ketë reshje dëbore thuajse në të gjithë vendin, ulen temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Borë në verilindje, priten dhe rebeshe

January 2, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Çfarë e bën Amerikën të madhe

January 2, 2026
Lea Ypi debat me Olaf Scholz: Në Evropë nuk ka politikë!

A do futet në politikë? Lea Ypi: Nuk thuhet asnjëherë “jo” për të ardhmen

January 2, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Zgjedhjet në Kosovë, nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

January 2, 2026
Banjo prej ari dhe spital privat, zbulohet vila luksoze 100 milionë euro e Vladimir Putin në Krime

Banjo prej ari dhe spital privat, zbulohet vila luksoze 100 milionë euro e Vladimir Putin në Krime

January 2, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Përgjaken sërish rrugët! Dy të vdekur nga përplasja e makinave në Lezhë-Shkodër

January 2, 2026
PS e majtë dhe PD e djathtë? Lea Ypi: Këtu flitet vetëm për detyrat e BE

PS e majtë dhe PD e djathtë? Lea Ypi: Këtu flitet vetëm për detyrat e BE

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com