• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Imzot Frendo tregon detajet e cerominisë madhështore

by Java News
12/08/2016 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vatikani thotë se ka provuar dhe vërtetuar dy mrekullitë e saj, Nënë Tereza do të shenjtërohet në datën 4 shtator në sheshin e Shën Pjetrit. Kremtimet për kanonizimin e shqiptares Gonxhe Bojaxhiu priten të jenë madhështore.

Imzot George Frendo, në Arkidioqeza Metropolitane Tiranë Durrës tregon për News 24 programin e përgatitur nga Vatikani si dhe detaje për të gjithë besimtarët katolikë që duan ta ndjekin nga afër ceremoninë e Shenjtërimit.

Imzot George Frendo tregon se në datë 4 shtator, qindra mijëra besimtarë nga mbarë bota si dhe liderë botërorë do të jenë dëshmitarë të shënjtërimit.

Po çfarë do të ndodhë në orën 10.00 paraditen e datës 4 shtator?

Si fillim do të jetë Papa Francesku që do të mbajë një fjalë përshëndetëse, me pas Kardinali Amos pergjegjës për shenjtërimin e saj.

“Nuk do të mungojnë besimtarët shqiptarë dhe krerët e shtetit. Të gjithë besimtarët e interesuar kanë nisur të marrin ftesat nga motrat e Nenë Terezës dhe nga ipeshkët shqiptare”,­ tha Imzot George Frendo.

“Gonxhe Bojaxhi do të jete kështu shqiptarja e parë e shenjtëruar. Dy janë mrekullitë e saj të vërtetuara plotësisht sipas Vatikanit. Mrekullia e parë mban emrin e indianes Monica Besra nga Kalkulta, e cila vuante nga tumori në stomak. Gruaja tha se kishte fjetur nën jastek me fotografinë e Nenë Terezës dhe me një medaljon mbi stomakun e saj. Pas disa kohësh sëmundja ishte zhdukur”.

Por presigjozja BBC citon mjekët indianë asokohe, të cilët e sfiduan këtë pretendim, thanë se gruaja po mjekohej me medikamente dhe se tumori ishte kapur në fazen fillesate. Sipas tyre, Nenë Tereza duhet vlerësuar për atë që ka berë për të varfërit, por nuk mund ta pranonin ndërhyrjen e saj tek çështjet e mjekësisë. Publiciteti, sipas tyre ishte i panevojshëm pasi kështu të varfërit nuk do të merrnin më mjekim por të kërkojnë mrekullitë për shërimin e tyre, Imzot Frendo thotë se mrekullia e parë edhe pse ka patur hije dyshimi, ka ndodhur.

“Mrekullia e dytë e Nënë Terezës pranuar zyrtarisht nga Vatikani, flet per një brazilian semurë rënde me tumor në tru, i cili sipas Vatikanit u shërua pasi prifti u lut tek Nënë Tereza. Emri i tij nuk është bërë kurrë pubik nga Vatikani. Ai u shërua në vitin 2008 shumë vite pasi Nënë Tereza kishte vdekur”.

Programi për kremtimet për shenjtërimin e Nënë Terezës fillon në datën 2 shtator, ndërsa një ditë më pas në bazilikën e Shën Pjetrit yjet shqiptare me famë botërorë do të zbresin në Vatikan. Yjet e ftuar janë Ilva Mula, Ermonela Yaho, Shkëlzen Doli, Saimir Pirgu, Rita Ora, Lorik Cana, Majlinda Kelmendi, etj.

E pranuar si nëna e dashurisë dhe simboli i mëshirës dhe solidaritetit për njeriun e vuajtur. Misionarja e përjetshme katolike do të jetë në qendër të vëmendjes së miliona njerëzve më 4 shtator anembanë globit.

Vepra e saj ështe besim me zemër, dashuri për njerëzit që vuajnë, është shpresë dhe bamirësi hynore.

Next Post

S7 Edge, LG G5 apo HTC, cili Android ka kamerën më të mirë ?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In