• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Basha: Nuk i meritojmë këto vështirësi…

by A R
05/09/2019 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

Me këto fjalë të Nënë Terezës, kryedemokrati Lulzim Basha thotë se sot mbushen 3 vjet nga ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës, në 4 shtatorin e vitit 2016.

Ai kujton se Vatikani caktoi si ditë të së Shenjtës më të re të katolikëve 5 shtatorin, ditën kur ajo më 1997-n, shkoi në amëshim.

“Emocionet e shenjtërimit të Nënë Terezës, i kam të gjalla. Atje, në Selinë e Shenjtë pashë krenarinë shqiptare që shfaqej kudo, në rrugë, me flamuj, me besim dhe me energji, një krenari shqiptare për dhuratën që i kishim bërë njerëzimit. Një bijë shqiptare, një gjak prej gjakut tonë ishte bërë shenjtore, frymëzimi ynë dhe i mbarë qytetërimit për t’ju përkushtuar ndihmës dhe shërbimit ndaj të varfërve, të pamundurve, të sëmurëve. Edhe atë ditë, edhe sot, nuk mund të mos kujtoj vlerësimin e Shenjtit Gjon Pali II për Nënë Terezën. Ishte pikërisht ai, që vetëm dy vjet pas largimit në amëshim, shpalli kundër çdo tradite të Selisë së Shenjtë nisjen e procedurave për lumturimin e Misionares së Dashurisë dhe këto procedura gjithashtu u mbyllën në kohë rekord në vitin 2002, vetëm 5 vjet nga 1997-a”, shkruan Basha.

Më tej kujton se kur ishte Papa Gjon Pali II në Shkodër, më 1993-in, ai u tha të gjithë shqiptarëve: “Të dashur, nuk mund mos ta përshëndes një njeri fort të përvuajtur, që ndodhet mes nesh. Është Nënë Tereza e Kalkutës. Të gjithë e dini nga vjen, cili është Atdheu i saj. Atdheu i saj është këtu. Edhe në kohët e izolimit të plotë të Shqipërisë ishte kjo rregulltare e përvuajtur, kjo shërbyese e përvuajtur e më të varfërve, që përçonte në tërë botën emrin e Atdheut tuaj. Në personin e Nënë Terezës, Shqipëria është nderuar gjithmonë… Ju falenderoj sot në emër të Kishës Katolike, ju falenderoj, të dashur shqiptarë, për këtë bijë të tokës suaj, të popullit tuaj”.

Duke u kthyer pas në kohë ai thotë se një milion besimtarë ishin në sheshin e Shën Pjetrit ditën e shenjtërimit të Bijës Shqiptare, ishin atje për të nderuar thirrjen e Gonxhe Bojaxhiut, përkushtimin e saj të përjetshëm në shërbim të të varfërve dhe për të marrë stafetën që ajo i linte njerëzimit, trashëgiminë për t’ju gjendur më të varfrit dhe më të pamundurit.

Basha deklaron se sot pas 3 vitesh ndihemi njësoj krenarë si atë ditë, veçse më në vështirësi, më në borxh me trashëgiminë e Nënë Terezës.

Në këtë linjë thotë se sot është një ditë reflektimi për ditët dhe kohët e vështira që janë ulur këmbëkryq në mijëra vatra familjare shqiptare, sepse kur nuk të bëhet më vonë për fatin e një njeriu, nuk të bëhet më vonë për fatin e të gjithëve.

“Këto vështirësi shoqëria shqiptare nuk i meriton, megjithatë, ne jemi populli i Nënë Terezës, e cila na ka lënë si testament edhe letrat e saj, ku na rrëfen se si duhet të përballojmë dyshimin dhe mungesën e shpresës”, deklaroi Basha.

Ai shton se këmbëngulja dhe besimi se e mira ja del, triumfon mbi të keqen sado me propagandë e maskë tregtari të shitet ajo, gjendet në çdonjërën nga letrat sekrete të Nënë Terezës, të cilat Vatikani, në vendimin e tij për shenjtërim, i dëshmoi si “botëkuptimi i ri, dritarja e re për botën e saj të brendshme, një dritare që tregoi se sa heroike kishte qenë qëndresa e Nënë Terezës në besim dhe në Misionin e saj të Dashurisë”.

“Si vjen paqja? Nëpërmjet punës që e bëjmë me dashuri”, rrëfente Nënë Tereza para Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, në vitin 1985, në momentin kur përfaqësuesit e Shqipërisë komuniste e braktisën sallën në shenjë proteste, kujton Basha, duke nënvizuar se puna me dashuri na solli krenarinë për Shenjtëreshën që i dhamë botës.

“Me dashuri do të përmbushim edhe detyrimin për të dalë nga kohët e vështirësisë ku gjendemi. Me dashuri dhe me frymëzimin që na jep Nënë Tereza. Tek Ajo gjejmë kombin, tek Ajo gjejmë historinë, tek revolucioni i dashurisë që kreu Nënë Tereza në botën tonë gjejmë besimin se ditëve të vështirësisë së pamerituar po u vjen fundi.

Bekimi i Zotit dhe Shën Nënë Terezës qoftë me ne, për të na e lehtësuar rrugën për t’u shërbyer sa më mirë bashkëqytetarëve tanë dhe për një të ardhme më të mirë për kombin tonë!”, thotë në mbyllje të mesazhit të tij Lulzim Basha.

/a.r

Next Post
Anija shqiptare “Oriku” shpëton 140 emigrantë afganë dhe sirianë

Anija shqiptare “Oriku” shpëton 140 emigrantë afganë dhe sirianë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do ua thyejmë xhamin”, agjentët e emigracionit në SHBA kërcënojnë ekipin e gazetarëve

“Do ua thyejmë xhamin”, agjentët e emigracionit në SHBA kërcënojnë ekipin e gazetarëve

January 26, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Të pafajshmit fëmijë dhe testi i madh i foster care në Shqipëri

January 26, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Ndërtimi ‘motor’ për zhvillimin ekonomik, do formalizojmë tregun e punës

January 26, 2026
Lëvizte i armatosur me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet në Bulevardin “Zhan D’ark”

Lëvizte i armatosur me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet në Bulevardin “Zhan D’ark”

January 26, 2026
Lamallari kritika ILD-së: Pavarësia nuk mund të jetë alibi për mosveprim dhe mungesë llogaridhënieje

Lamallari kritika ILD-së: Pavarësia nuk mund të jetë alibi për mosveprim dhe mungesë llogaridhënieje

January 26, 2026
E rëndë në Durrës! Babai godet me thikë vajzën, plagoset edhe një kalimtar

E rëndë në Durrës! Babai godet me thikë vajzën, plagoset edhe një kalimtar

January 26, 2026
Shtyhet seanca për  “Partizanin”, Berisha mungoi!  Malltezi: Nuk e njoftova për fletëthirrjen

Çështja “Partizani” pa praninë e kamerave, Gjykata refuzon kërkesën e mediave

January 26, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Dosjet stok, Sadushi: Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi

January 26, 2026
Rritja e inteligjencës artificiale po shkatërron më shumë vende pune

Rritja e inteligjencës artificiale po shkatërron më shumë vende pune

January 26, 2026
Begaj apel magjistratëve: Qytetarët presin vendime të drejta dhe në kohë të arsyeshme!

Begaj apel magjistratëve: Qytetarët presin vendime të drejta dhe në kohë të arsyeshme!

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In