Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën pedonalen “Kolë Idromeno, ku një vajzë ka mbetur e plagosur. Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:30, ku nga të dhënat e para ka mbetur e plagosur një kalimtare dhe jo shenjestra.
Nuk dihet ende identiteti i të plagosurës, gjendja e saj dhe as rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë shumë të populluar në qytetin verior.
Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka marrë në pyetje persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes, teksa në orën në vijim pritet të bëhet sekuestrimi i kamerave të sigurisë të bizneseve përreth që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.