Shumë njerëz janë të kujdesshëm ndaj simptomave dhe shenjave që trupi ju jep duke arritur kështu të parandalojnë një pjesë të mirë të sëmundjeve të tyre, përfshirë edhe një atak kardiak përpara se ai të ndodhë. Por jo shumë njerëz i dinë simptomat e një ataku kardiak, shenja të cilat zemra i jep që një muaj përpara se të ndodhë goditja që mund të rezultojë fatale.
Ataku i zemrës ndodh kur arteriet nisin të bllokohen. Kjo bën që zemra të ketë furnizim të ulët me gjak dhe në fund të ndodhë sulmi. Kur sulmi ndodh, njerëzit përballen me dhimbje të forta, çka mund të çojnë edhe në vdekjen e tyre për shkak të ngadalësimit të rrjedhjes së gjakut dhe furnizimit të zemrës me të.
Më poshtë po tregojmë disa nga simptomat që manifestohen dhe trupi nis të njohë një muaj para se ataku të ndodhë. Ato duhet ti merrni shumë seriozisht.
Lodhje
Kur arteriet nisin të bllokohen, zemra merr më pak gjak se sa i duhet. Kjo çon në funksionim më të ngadaltë të zemrës, çka ju bën ju të ndiheni të lodhur dhe të përgjumur gjatë gjithë kohës.
Gulçime (Frymëmarrje e vështirësuar)
Është logjike që kur zemra nuk merr mjaftueshëm gjak, trupi nuk mbushet me oksigjen dhe mushkrit nuk funksionojnë normalisht. Nëse keni probleme me frymëmarrjen bëni mirë të vizitoni me shpejtësi një mjek, pasi kjo mund të jetë shenjë paralajmëruese për një atak shumë shpejt.
Dobësim
Nëse papritur trupi juaj dobësohet, kjo mund të vijë si rezultat i dobësimit të arterieve, të cilat nuk lejojnë qarkullimin normal të gjakut në trup. Muskujt nuk ngopen me gjak dhe si rezultat energjitë shterojnë.
Marrje mendsh dhe djersë të ftohta
Qarkullimi jo në mënyrë të duhur do të ndikojë në trurin truaj për shkak të mosfurnizimit të tij me gjak. Kjo është shumë e rrezikshme dhe duhet marrë shumë seriozisht.
Dhimbje në gjoks
Nëse një nga shenjat që trupi juaj ju jep ka lidhje me një shtrëngim apo dhimbje në gjoks, atëherë nuk duhet ta neglizhoni në asnjë mënyrë pasi ka të bëjë me një sëmundje të zemrës dhe ju pret shumë shpejt një atak kardiak. Mund të jetë edhe një dhimbje e vogël që vjen duke u rritur. Takoni një mjek.
Simptomat e një ftohjeje
Nëse papritur vini e se keni simptoma të ftohjes, kjo mund të jetë një shenjë se shumë shpejt mund të prekeni nga një atak kardiak. Shumë persona që pësojnë të tillë problem shëndetësor tregojnë se më parë janë hasur me të tilla simptoma.
Si ta përballoni këtë
E vetmja mënyrë për të parandaluar atakun kardiak është duke takuar një mjek sa më shpejt të jetë e mundur./tiranaobserver/a.k