• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shenja reflektimi te PD?!/ Ristani pohon: Rikthim i Patozit dhe Topallit na vlen

by Java News
30/06/2020 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, thotë se hapra e partisë dhe aktivizimi i të gjitha potencialeve ka çuar në fitoren e demokratëve në të shkuarën.

Në një intervistë me gazetarin Nertil Agalliu në emisionin “Në fokus”, në TvT, Ristani tha se rikthimi i figurave të hershme të PD-së si Jozefina Topalli, Astrit Patozi e Bamir Topi veçse mirë do t’i bënin partisë.

“Përvoja ka treguar se hapja dhe aktivizimi i të gjithë potencialeve që ka PD, konsiderimi dhe vlerësimi i të gjitha eksperiencave nuk duhet të shkojë dëm.

Ne duhet ta përdorim të gjithë potencialin që kemi, përvojën dhe investimin intelektual që ka krijuar. Besoj që të gjithë po të jemi së bashku edhe njëherë, vetëm mirë i bëjmë PD-së”, tha ai.

Sa i takon marrëveshjes së arritur për reformën zgjedhore, Ristani tha se opozita ia doli në dy pika, por mbetet objektiv i papërmbushur votimi elektronik.

“Marrëveshja nuk ka të bëjë thjesht me KQZ-në. Ka një fitore të qenësishme të opozitës që ka të bëjë me pranimin e identifikimit biometrik.

E dyta, marrëveshja ndërpreu iniciativën e fortë të qeverisë dhe kryeministrit Rama për të manipuluar procesin përmes njerëzve të besuar në administratë.

Për mua duhej të kishte shkuar akoma më thellë. Duhej shkuar te votimi elektronik.

Por si fazë e parë, pranimi i identifikimit biometrik është një masë që shmang një pjesë të manipulimit zgjedhor”, tha ai.

Djegien e mandateve dhe atë që erdhi si pasojë: opozita e re në Parlament, Ristani i sheh si një përvojë nga e cila duhet të mësojnë të gjitha palët.

“Opozita është e domosdoshme. Sigurisht që ky Parlament nxori në dritë më të keqen e luftës politike që është zhvilluar këto vite në Shqipëri.

Presim që nga ky mësim që morëm të gjitha palët të mos përsëritet më sepse produkti është ai që të gjithë shqiptarët shohin.

Opozita jashtë parlamentit ka filluar të ketë tre shtylla kryesore: përfaqësimin e kujdesshëm të elektoratit të saj dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Ka filluar një proces që do të nxjerrë në pah njerëzit që duhen për betejën e opozitës dhe aksioni politik”, tha ai.

 

 

Next Post
Tjetër rast abuzimi/ Në Berat, vajza 17-vjeçare rrëfen ngjarjen: Më tha “tani do të shqyej”

Tjetër rast abuzimi/ Në Berat, vajza 17-vjeçare rrëfen ngjarjen: Më tha “tani do të shqyej”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In