• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shënime rozë për Nexhin dhe Bleonën

by
07/10/2015 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

*Nga Enkel Demi

E takova Bleonën para disa kohësh në kafen e Hotel Sheratonit. Më tregoi për suksesin e saj në Shtetet e Bashkuara, për miqësinë me Steven Segal. Ky i fundit e mori në telefon tek bisedonim bashkë; më rrëfeu ekranin e telefonit që të bindesha. Por nuk ia çeli telefonin, sepse po bisedonte me mua. Më rrëfeu për manjatët rusë dhe tregun e atjeshëm, për koncertet në jahte, për marrëdhëniet miqësore me Ganiun, për fqinjësinë me Rihanën.

I thotë gjërat e saj me një rrjedhshmëri të habitshme, ndërsa e përdor mrekullisht body language-in, gjë që herë-herë ta shkëput përqendrimin nga biseda. Eshtë bujare jo vetëm në forma, por dhe në ngjarje, në ndodhira që zhvillohen jashtë realitetit të Tiranës. Ngjarje në Sunset Boulevard, mbrëmje gala ku ndahen çmime muzikore, kinemaje, netë ku ka tapetë të kuq.

Eshtë e mahnitshme, është një personazh romanesh; nuk e di përse e gjej në romanin Hollywood, Hollywood! të Charles Bukowski-t, të cilin ajo me siguri e njeh. Pastaj nis beteja e saj ndaj gazetarëve, medias, të pabesëve në art, dyshuesve të sharmit të saj. Bën intelektualen tek Fevziu, lacen tek Çani. Në fakt, duhet pranuar kështu siç është, pa shumë koment, njësoj siç pranohen përqasjet konspirative të Kastriot Islamit, reality show-t e Kardashian-it, apo që para një jave pati eklips të hënës.

Janë disa njerëz të cilët nuk duhen marrë vesh, nuk duhen futur në sinoret e botëkuptimit, moralit të sotëm, pasi mund të jenë të së ardhmes, ose të së shkuarës në të njëjtën kohë. Ashtu si Bleona, që ka një mikrobotë të sajën, ku hynë e dalin njerëz, por asnjëherë nuk qëndrojnë gjatë, mund të pranohet dhe varianti i saj më i moshuar, Nexhmija.

Edhe ajo ka rrëfyer gjithë jetën. Në të ritë e saj ka qenë si çikat e sotme, e bukur, e shkolluar në kolegjin e Mbretit, me kordele të kuqe. Bashkëkohësit flasin për një zonjushë që i pëlqenin shëtitjet, librat e shkrimtarëve frëngj, që rridhnin erotizëm nëpër faqe, por ajo vetë thoshte që luftoi, rrezikoi kokën, pastaj bëri ndere të mëdha për këtë Shqipëri. Ka ajo një meritë të madhe në iluminimin e Kombit; si një nënë mëshirëmadhe na shkolloi, na solli elektrifikimin, na kaliti, na këndoi ninulla në mbrëmjet e gjata të dimrit, na zbukuroi. Prandaj sot shqiptarët janë kaq të mirë, të ëmbël, të paqtë, prodhues, ndërtimtarë.

Ndaj, si mund të mos e pranosh që Nexhmija është si Nënë Tereza dhe vuan nga araknofobia (frika nga merimangat).

Kështu, sa herë Nexhmija, ose nëna Nexhi, siç i thërret një gazetare që e interviston dy herë në vit, duhet pranuar ashtu si është, megjithëse unë për vete e gjej Bleonën më afër show biz-it të ditës. Ndoshta ngaqë Nexhi është vejushë e zezë, pra, në zi, se i ka vdekur burri, kurse Bleonës i dalin dhëndurët në Top Channel. /tesheshi.com/

Titulli origjinal “Shenime roze per Nexhin”

Next Post

Shqiptarët në Maqedoni: Po vuajmë nga shërbimi sekret maqedonas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17-vjeçarja humbi jetën brenda pak orësh nga Meningjiti, 100 persona nën hetim epidemiologjik

Ndërrimi i viteve, Urgjenca: Jemi pranë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë shëndetësore

December 31, 2025
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

“Masë parandaluese për forcimin e sistemit”, FMN: Bankat të ndërtojnë rezerva shtesë kapitali

December 31, 2025
Bllokohet prej dy ditësh aksi Strugë-Qafë Thanë, paralizohet qarkullimi për festat e Vitit të Ri

Bllokohet prej dy ditësh aksi Strugë-Qafë Thanë, paralizohet qarkullimi për festat e Vitit të Ri

December 31, 2025
Mesazhi i Berishës për 2026-ën: Shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’

Mesazhi i Berishës për 2026-ën: Shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’

December 31, 2025
Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

December 31, 2025
Rikthimi i reformës zgjedhore, ambasada e SHBA: Takimet tona nuk janë ndërmjetësim

Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Partneriteti ynë vijon të forcohet!

December 31, 2025
82 vite nga “Lahuta e Malcis”, përkujtohet vepra e Fishtës

85 vite pas vdekjes, “shqiptarët ende nuk e njohin si duhet At Gjergj Fishtën”

December 31, 2025
Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe, Ristani: Dhurata më e bukur është të silleni mirë me njëri-tjetrin

Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe, Ristani: Dhurata më e bukur është të silleni mirë me njëri-tjetrin

December 31, 2025
FOTO / 2025-a, viti i ‘turbulencave’ globale: Gjithçka ndodhi në 12 muaj

FOTO / 2025-a, viti i ‘turbulencave’ globale: Gjithçka ndodhi në 12 muaj

December 31, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Dhunë ndaj gruas, nënës, vëllait apo kunatës. E pësojnë tre persona në Elbasan

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com