AFP / Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zgjedhur Vietnamin si vendin e takimit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ku do të bisedohet mbi çështjen e denuklearizimit.
Vietnami është një vend simbolik për Korenë e Veriut për shkak të ndarjes së tij të dikurshme në jug dhe veri, ashtu si Koreja sot.
Uashintoni shpreson se lideri koreano-verior do të frymëzohet nga transformimi ekonomik që ka kryer Vietnami.
Në vitin 1986, Vietnami ka futur në praktikë politikën e ashtuquajtur të rilindjes duke përqafuar më pas sistemin kapitalist, por pa u shkëputur nga sistemi komunist i qeverisjes.
Ky takim gjithashtu ka për qëllim përforcimin e statusit të Vietnamit në tregun ndërkombëtar dhe tërheqjen e turistëve.
/a.rada










