• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shënim/ Të paktën të ishin budallenj

by
18/05/2015 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/ Jo vetëm negociatorët e marrëveshjes së detit.

Të paktën të ishin budallenj. Të ishin edhe paaftë, edhe të pazotë. Sepse budallallëku të paktën do të ngushëllonte shumicën dërmuese të shqiptarëve në këtë rast dhe do t’i bënte më me pak faj mbartësit e mëkatit të hershëm. Nuk është fjala këtu vetëm për grupin e hershëm negociator të marrëveshjes së detit me Greqinë. Por dhe për ata që vunë firmën në produktin “intelektual” të atyre ekspertëve shqiptarë që tkurrën kufinjtë e Jonit këtu e gjashtë vjet më parë. Domethënë, është fjala edhe për eprorët e tyre politikë dhe sërish jo vetëm ata. Duhet të shtohet në urimin për të qenë budallenj edhe valanga e gjerë gjithashtu e intelektualëve të tjerë me dhe pa kompas në dorë që nga pozitat e proqeveritarëve dhe modernëve kundër mbeturinave provinciale të patriotizmit, siç i konsideronin, luftonin me fjalë e pallë për të treguar sa korrekte ishte marrëveshja. Në përgjithësi janë një numër i madh personash dhe personazhesh, secili nga ta ende pa asnjë gjemb juridik në këmbë, që krijuan situatën absurde të ndarjes së padrejtë të detit. Që tani ju jep të drejtë në Athinë të kërkojnë atë që nuk jua ka marrë njeri. Që përsdërisin në greqisht: “Më jep atë që nuk ma ke”!

Me gjasë ministri i jashtëm grek nuk vjen në Tiranë këtë javë siç ishte planifikuar, në shenjë proteste për protestën zyrtare që Tirana bëri dy javë më parë për kërkimet ilegale të Greqisë për naftë në Jon. Edhe pse e dinë që marrëveshja e firmosur me buzëqeshje dhe lehtësinë e padurueshme  të Lulzim Bashës atëherë me gjithë zonjën Bakojanis, nuk është në fuqi, ata sërish insistojnë në të njëjtën gjë. Edhe pse e dinë vendimin e gjykatës kushtetuese, me relator juristin edhe profesionist, edhe shqiptar të mirë, Xhezair Zaganjori, në Athinë vazhdojnë t’i referohen marrëveshjes së buzëqeshjes. Kjo është situata absurde e krijuar nga negociatorë e politikavë të dikurshëm. Ata, një tufë me budallenj në rastin më të mirë, hodhën një kompas në det dhe tani nuk ka perëndi që t’u nxjerrë grekëve qejfin e kërkimeve për naftë në të njëjtin det.

Next Post

Tahiri: Kërkesa e Erdogan? Jo politizimit të luftës ndaj terrorizmit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In