Një ditë më parë, Greqia ka festuar Ditën e “JO”-së, e cila nuk ka kaluar pa provokime edhe në Shqipëri. Zyrtarë të lartë grekë, Vangjel Dule dhe Pirro Dhima përveçse kanë nderuar ‘heroin’ e tyre më të ri, Kostandin Kaçifën, kanë përsëritur edhe një herë qëndrimin absurd të Greqisë.
28 tetori i vitit 1940 është dita kur Greqia i tha “Jo” ultimatumit të Italisë fashiste. Ambasadori Italian, Emanuele Grazzi ia dorëzoi ultimatumin diktatorit grek Janis Metaksas. Në të kërkohej që Greqia të lejonte trupat nazi-fashiste të kalonin në territorin e saj. Metaksas iu përgjigj me një “Jo”. Ky refuzim startoi atë që quhet lufta italo-greke dhe për të cilën Greqia mban jo vetëm ligjin e Luftës me Shqipërinë, por e trajton vendin tonë si pushtuese e radhitur në krah të Italisë. Më saktë, Italia shfrytëzoi territorin e pushtuar shqiptar për të sulmuar Greqinë dhe sipas kësaj të fundit kjo na bën bashkëfajtorë.
Por këtij absurdi që Shqipëria dhe të gjithë vendet e tjera nuk e njohin, i është bashkuar dje Ambasada jonë në Athinë.
Me një postim të habitshëm, ambasada e uron Greqinë për ditën e “JO”-së, ose e thënë ndryshe: Ambasada e njeh pretendimin grek se Shqipëria e ka sulmuar Greqinë.
“28 Tetori: Dita e “OHI”. Dita e Kujtimit dhe Krenarisë për të gjithë ata që luftuan në emër të lirisë dhe dinjitetit” – thotë ambasada e Shqipërisë në postimin e saj në Facebook.
Në rastin më të mirë, kemi të bëjmë me mos-njohje të zyrtarëve që u kemi besuar diplomacinë me një shtet fqinj ku marrëdhëniet prej shekujsh janë delikate. Por ky postim aspak serioz që fyen Shqipërinë sigurisht që duhet fshirë një orë e më parë.
A. Rada
Vazhdoni votoni PD ps lsi si dele, se jua Kane rregulluar qejfin per 30 vite