• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SHËNIM / Kur Berisha, Basha & CO inauguronin bunkerin e tyre

by Java News
22/09/2015 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Protestat që kanë provokuar dhunën pranë Ministrisë së Brendshme sa i përket ndërtimit të një bunkeri, duket se do të zgjasin edhe disa ditë duke tentuar të kthehen në kauzë të Partisë Demokratike.

Të shoqëruar nga deputetë demokratë, të cilët preferojnë ta quajnë veten thjesht mbështetës të qytetarëve, një grup të përndjekurish politikë kanë tentuar të prishin hyrjen në formë bunkeri të një tuneli nëntokësor që do të shërbejë si muzeum për të kujtuar absurdin komunist.

Por, vitin e fundit të qeverisjes, Berisha nuk ngurroi që të merrte pjesë në inaugurimin e një bunkeri përballë zyrës së tij. Një projekt i financuar nga ambasada gjermane dhe i inicuar nga kundërshtari publik i Berishës, Fatos Lubonja, gjithësesi tërhoqi jo vetëm kryeministrin, por edhe ish-kreun e Bashkisë Basha, Topallin, Bumçin e shumë të tjerë.

Në fotot e mëposhtme duken të gjithë që i presin shiritin një bunkeri të harruar mes ferrash, dhe mirë bëjnë. Krerët më të lartë të së djathtës nuk janë ndalur as nga shiu i asaj dite, ndërsa ‘të persekutuarit e majtë’ zhvillonin greva urie dhe digjnin veten me vajguri.

Mos vallë bunkeri i Tahirit nuk përcjell të njëjtin mesazh të paqes e bashkëjetesës, sikurse ai që inauguronte PD-ja? Të ketë qenë ky qëllimi pse ish të përndjekurit politikë nuk u ngritën të rrethonin shpurën e PD-së që pispillosej në hyrje të Bllokut? Partia Demokratike sikundër përçau të përndjekurit, përçau edhe bunkerët duke pretenduar se i tyri është më i mirë se i Tahirit. Ose me saktë po sajon një kauzë, duke lidhur dy procese të ndryshme gjatë diktaturës; atë të fortifikimit dhe atë të luftës klasore. Më qartë; Ç’lidhje kanë bunkerët e ushtrisë me dënimet politike?

Sigurisht që qeverisë do t’i binte më lirë ta transferonte një bunker e ta vendoste pranë MPB, sesa ta ndërtonte të ri. Por bunkerë më s’ka dhe arsyet e vjedhjes dhe shitjes së tyre i dinë ato që sot hidhen përpjetë pse po ndërtohet një muze. Në 23 vite demokraci, 13 vite ka qeverisur e djathta antikomuniste, por muze antikomunist nuk pamë gjëkundi. Buzëqeshje dhe makiazh para bunkerit të Bllokut, po!

(Shkruar më 22 Shtator 2015

Berisha Basha Bunker Berisha bunker Jozefina Bunker Basha Bunker

Next Post

Intervista e fundit / Tonin Tërshana: Nga shtëpia e humbur te Sudja, tek emigracioni dhe banesa sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
Makineritë e diellit, si panelet po kthen në faktor kyç për të ardhmen!

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

March 4, 2026
Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

March 4, 2026
Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

March 4, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In