• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHËNIM / Hipokrizia e Bashës: U prin turmave, u prek duart dhe u thotë: Ruani shëndetin!

by Ardit Rada
19/03/2021 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Evropa po përballet me valën e tretë të Covid, që ka qenë edhe më fatalja. Për të mos shkuar larg. Mjafton rasti i vendit tonë ku infektimet dhe vdekjet njohën shifra të frikshme dy muajt e fundit që prej shpalljes së pandemisë.

Por duket se gjobat dhe shoqërimet në komisariat janë për qytetarët. Fjala që bie: Lulzim Basha jo vetëm që ka mbledhur qindra njerëz në sheshet e Kavajës, Kamzës, Durrësit etj, por mbi të gjitha nuk ka as kartë identiteti te vlefshme. Pra në mos për organizime tubimesh, për mungesën e mjetit të identifikimit meriton të shoqërohet si një qytetar i barabartë me të tjerët. Pa mandat, pa post publik, pa imunitet dhe i papunë. Me gjasë edhe i pashkollë, por kjo i takon atyre që e kanë akuzuar ndër vite dhe heshtjes së atij vetë që e pason akuzën pa provuar të kundërtën.

Sot, në Gjirokastër kreu i opozitës Lulzim Basha u prit nga mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët i ftoi të respektojnë masat anti-Covid nën thirrjet hipokrite që shoqëron mitingjet e tij prej ditësh. I shoqëruar nga mbesa e Musine Kokalarit, kryedemokrati vizitoi edhe shtëpinë muze të disidentes.

Sipas zyrës së PD madje biznesi artizanal iu ankua për rënie të fuqisë blerëse, Por kryedemokrati tha se ka një plan të detajuar për t’i ardhur në ndihmë.

E në rast të mosmbajtjes së angazhimeve premtoi se nuk do të kërkojë një mandat të dytë qeverisës. Por që ndryshimi të vijë tha se nevojitet bashkimi i shqiptarëve në 25 Prill. Basha u prit edhe nga mbështetës të Partisë Demokratike në Memaliaj e Tepelenë.

Të gjitha këto listime mësipër të aktivitetit të tij në Gjirokastër nuk kanë si qëllim t’ju informojnë në mbrëmje se ç’ka ndodhur në sabah. Por të merrni me mend se çfarë zullumi dhe rreziku ka shkaktuar Lulzim Basha që për pak pushtet që do ta ndajë me Ilir Metën, mbledh turma, u prin, i fërkon e i prek dhe pastaj u thotë: Ruani shëndetin se na duheni në 25 Prill! Dhe kur pa?! Kur qytetarëve s’u lejohet të festojnë datëlindjet me njerëzit që jetojnë në një shtëpi 24 orë, sot “livadhisi” Lulzim Basha me Tritan Shehun nga Memaliaj në kufi me Lazaratin.

/JavaNews/

Next Post
KQZ i hoqi 78 kandidatë që kishte tepër nga lista, PD ankimon vendimin në KAS

KQZ i hoqi 78 kandidatë që kishte tepër nga lista, PD ankimon vendimin në KAS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In