• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shënim / Berisha gënjen sërish, por këtë herë e ka kundër medias

by A R
11/06/2016 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata që i lexojnë me kujdes shkrimet e Sali Berishës në faqen e tij facebook, e dinë mirë se qytetari dixhital është në fakt shpifësi dixhital, një personazh i sajuar nga ish Kryeministri për të justifikuar të gjithë baltosjen, gënjeshtrat dhe akuzat që çdo ditë nuk përton t’i shkruajë online. Janë të shumta herët kur Sali Berisha ka dale bllof, pasi foto apo shkrime, apo më saktë “faktet” si parapelqen ai t’i quajë, pas verifikimeve të bëra kanë rezultuar mashtrime të rëndomta. Jo me larg se disa ditë më parë, Sali Berisha pretendonte se kishte gjetur foto të plantacioneve me kanabis të Ministrit të Brendshem Saimir Tahiri, por media shumë shpejt e nxorri bllof ish Kryeministrin duke vërtetuar se fotoja e publikuar nga Berisha ishte një foto e vitit 1912 ne Rusi, atëhere kur edhe vete Berisha, sado i lashtë të duket, ende nuk kishte lindur.

Edhe sot Berisha nuk nguroi të hidhte helmin e tij. Këtë herë, në raport me transmetimin e ndeshjeve të futbollit nga platforma Digitalb dhe TopChannel, çka sipas ish Kryeministrit është faji i drejtperdrejtë i Kryeministrit Rama. Por le t’i themi gjërat siç janë në të vërtetë:

Së pari, Berisha e mban mend mirë se nuk është hera e parë që televizioni publik nuk fiton të drejtat për të transmetuar falas një kampionat futbolli. Pikërisht në vitin 2006, kur Kryeministër ishte vetë Berisha, TVSH nuk arriti dot të sigurojë të drejtat televizive për kampionatin botëror te futbollit, i cili u transmetua vetëm nga Top Channel.

Së dyti, nuk është as qeveria shqiptare, as televizioni publik shqiptar dhe as FSHF që vendos se cili televizion transmeton kampionatin. Janë organizatorët, e në këtë rast UEFA, ata që nëpërmjet një tenderi të hapur shpallin fituesit. Dhe në tenderin e organizuar për kampionatin europian të Francës, TVSH ka paraqitur ofertën e saj nëpërmjet EBU (European Broadcasting Union) dhe ka qenë pikërisht Unioni i Transmetuesve Europiane që nuk ka arritur të dalë fitues në këtë garë. Për pasojë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në një sërë vendesh të tjera mes të cileve edhe vende anëtare të Bashkimit Europian ai Spanja, Polonia apo Islanda, apo edhe vetë në vendin organizator Francë, nuk janë transmetuesit publikë ata që transmetojnë ndeshjet.

Së treti, çka është edhe më rëndësishmja, nuk është e vërtetë se shqiptarët nuk kanë mundësi t’i ndjekin ndeshjet e kombëtares falas. Televizioni Top Channel transmeton çdo ndeshje të kombëtares sonë falas, në platformen dixhitale tokësore, satelitore por edhe përmes antenës se thjeshtë që e ka falas jetë e mot çdo shqiptar.

Dhe jo vetëm kaq, por ndryshe nga vendet e tjera si Italia ku në platformat falas transmetohet një total prej vetëm 24 ndeshjesh gjatë gjithë kampionatit, në rastin e Shqipërisë Top Channel transmeton plot 31 ndeshje falas. Pra një gjë është e sigurt: Shqipëria është vendi ku mund të ndiqet numri më i madh i ndeshjeve falas, krahasuar me çdo vend tjetër.

lexo.al

Next Post

Ndeshja e kombëtares / Veliaj me Majkon - Basha me Spahiun (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

March 25, 2026
Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In