• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Banditë në listat e kandidatëve”? Askush nuk tërhiqet

by
12/05/2015 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Lorenc Vangjeli*

Një dorë e huaj për të mos mbetur në duar të pista

Kanë mbetur vetëm 24 orë nga një datë që mendohet shumë e rëndësishme për Shqipërinë: data 13 maj, kur përfaqësues të BE-së në Tiranë dhe të Shteteve të Bashkuara, me gjasë do të bëjnë të ditur emra politikanësh apo kandidatësh për zgjedhjet e qershorit me të kaluar të papranueshme. Fjala e “papranueshme” është një eufemizëm për të mos thënë rekorde kriminale, e shkuar apo e tashme kriminale.

Ka një ndjenjë ankthi në të dy kampet edhe pse situata është në një udhëkryq qesharak. Sepse edhe nëse përmenden emra dhe prova të mundshme, asnjë nga kandidatët në garë nuk ka luksin të tërhiqet nga gara. Dera ku ata kanë hyrë tashmë është mbyllur përfundimisht pas krahëve të tyre. Ata mund të dalin jashtë vetëm në një mënyrë: si fitues apo si humbës së garës, por jo si të dorëhequr. Kodi Zgjedhor nuk e ka parashikuar një moment të tillë. Neni 73 i tij është druni që mbyll derën e largimit. Dosjet janë mbyllur, zarat e garës janë hedhur dhe ato do të ndalen vetëm kur të numërohen kutitë. Edhe nëse në kuti ka pasur vota për kandidatët e gabuar.

Çfarë do të ndodhë tjetër? Pritja dhe kurioziteti merr fund në 13 maj ose më saktë, shpresohet që ajo datë të mos jetë fund, por fillimi i një procesi. Ky është një proces që i nisur tani, me gjasë frutet i jep për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Por është gjithashtu një proces që qartësisht duket se nuk mund të realizohet duke u “mbështetur vetëm në forcat e politikës së brendshme”.

Askush nuk mund të dijë përmasat e ndërhyrjes dhe bashkëjetesës së normales me anormalen, të morales me amoralen, të legales me të paligjshmen në politikën shqiptare.

Wikileaks-i i djeshëm që premtonte në mënyrë të paligjshme zbardhjen e shumë prapaskenave të politikës shqiptare me menyrën sesi e shihte ambasada SHBA skenën lokale në vend apo një shembull drithërues që vjen nga Maqedonia në kaos me përgjimet e pafundme, tregon se vendet me demokraci të pakonsoliduar kanë pak mekanizma të brendshëm vetërregullues. Këtyre vendeve ju duhet gjithmonë një dorë për të mos mbetur në duar të pista. Një dorë që vjen nga jashtë dhe që pret nyjen ku është lidhur gjithkush sot dhe që nesër do të përfundonte në fytin e kujtdo. Si litar. Jo si kravatë.

Next Post

VIDEO/ ISIS ka vjedhur pasaporta dhe karta ID të Kosovës dhe Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

March 7, 2026
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

March 7, 2026
Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

March 7, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende

March 7, 2026
Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In