• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SHENIM / A i duhet Vora të majtës?!

by
02/07/2015 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka marrë sot vendimin për të hedhur poshtë kërkesën e LSI për të shpallur pavlefshmërinë për votimet në bashkinë e Vorës. Me katër vota, Komsioni Qëndror ka vendosur të lerë në fuqi rezutatin që nxjerr fitues Fiqiri Ismailin e koalicionit të djathtë. Nënkryetari i LSI Manjani u shpreh pas këtij vendimi se do të ketë një reflektim mbi hapat e mëtejshëm.

Me takt Manjani anashkaloi çeshtjen e reklamimit të mëtejshëm të problemit të Vorës, duke e ngritur më shumë çeshtjen në planin parimor. Vendimi i sotëm në KQZ përmbyll një fazë dyjavore protestash të përkrahësve të LSI, kundër fitores së ngushtë të kandidatit të djathtë në Vorë, një qytet ku shumica qeverisëse bëri një fushatë energjike, por pa mundur të mbyllë hendekun e madh të votave, që historikisht ka nxjerrë fitimtar të djathtën.

Përtej aspektit shifror dhe atij juridik, Vora ka marrë në këto zgjedhje edhe një peshë të caktuar politike. E cila ka qenë dukshëm më e madhe, sesa është në të vërtetë rëndësia që kjo bashki ka në hartën e madhe të pushtetit vendor në Shqipëri. Është pikërisht aspekti politik i problemit, i cili mund të ngrejë momentalisht pikëpyetjet më të mëdha, rreth dobisë së vijimit të një beteje ligjore, për përmbysjen e rezultatit zyrtar në Vorë.

Duket logjike të thuhet se politikisht Vora nuk ka se çfarë t’i japë të majtës, por potencialisht ka shumë për t’i hequr. Fitorja e Aleancës për Shqipërinë Europiane nuk bëhet më e madhe se ç’është, nëse edhe Vora kalon majtas. Në njollën e madhe ngjyrë mavi që ka pushtuar hartën e sotme politike të vendit, Vora është një pikë e vogël dhe e parëndësishme. Në të kundërt, nëse shumica do të përdorë peshën politike që ka, për të sugjestionuar trupën vendimmarrëse në raport me këtë bashki, edhe nëse do të kishte krejtësisht të drejtë në pretendimet e saj, do të rrezikonte që ta dëmtojë imazhin e zgjedhjeve dhe përgjegjësit institucionalë të tyre: qeverisësit aktualë të Shqipërisë.

Vora nuk i duhet as LSI. Përtej sedrës së kuptueshme të kryetarit Meta, për shkak të investimit elektoral serioz në këtë bashki, Vora nuk mund t’i shtojë edhe më shumë peshë dhe lavdi 260 mijë votave që tashmë kjo forcë politike ka marrë, duke arritur një fitore të dukshme politike në 21 qershor. Në të kundërt, ngulmimi për të fituar me procedura ankimore një garë zgjedhore, mund të fshihte riskun që opozita të bëhet edhe më agresive, për pasojë, që edhe klima politike të tensionohet artificialisht, ashtu siç mund të krijojë dyshime të kota tek ndërkombëtarët që vëzhguan procesin.

LSI ka pasur një rezultat spektakolar në 21 qershor. Është me vend që kjo parti të festojë sot nga pozita e fituesit (e cila i takon), e jo të ulet me sforcim dhe pa arsye në karrigen e humbësit, para panelit të komisionerëve të KQZ. Vora është një qershi, për të cilën torta e stërmadhe e 21 qershorit nuk ka nevojë.

Next Post

Wanda bombastike që futi në sherr Lopez-Icardi (Fotot)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In