Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit ku një 62-vjeçar ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për një shtetas nga Kosova i cili është nxjerrë në breg në gjendje të rëndë por ka ndërruar jetë në spital.
“Më datë 09.08.2018, rreth orës 13:25, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin, është rrezikuar të mbytet në det shtetasi E.J. 62 vjeç, banues në Kosovë, i cili pasi është nxjerrë nga uji, është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë në gjëndje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë”, rraporton zyrtarisht policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.m.










