DASHI 21. mars – 20. prill
Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur nga yjet këtë jave. Dielli do sjelle ndriçim dhe ngrohtësi, ndërkohë qe planetët e tjerë do sjellin harmoni dhe gëzim. Çastet e lumtura nuk do kenë fund. Beqaret me shume gjase do afrohen me disa persona dhe mund te zhgënjehen. Qendrojuni larg personave te shenjës se Shigjetarit. Ne planin financiar situata do jete goxha e vështirë, por do dini si te silleni dhe te ruani ekuilibrin. Shëndeti ka për te qene shume here me i mire. Do keni rezistence te mire dhe imunitet te forte. Ne pune Urani do ju beje me te organizuar dhe me pragmatike. Do përqendroheni tek thelbi i gjerave dhe do ja dilni mbanë. Ne familje duhet te tregoheni me te përgjegjshëm.
DEMI 21. prill – 21. maj
Jeta juaj ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme gjate kësaj periudhe. Harmonia, gëzimi dhe emocionet do mbizotërojnë ne çdo moment. Shfrytëzojeni çdo dite deri ne maksimum. Beqaret do kenë një jave normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do ju duhet te bëjnë edhe pak me tepër durim. Ne planin financiar do keni shume fat dhe situata do ndryshoje si me magji. Shëndeti nuk do jete çdo dite i njëjtë. Here do jeni ne forme te mire e here mund te keni shqetësime nga pjese te ndryshme te trupit. Ne pune do mbizotërojë gjate gjithë kohës qetësia. Dalëngadalë e duke i menduar me kujdes gjerat, do arrini atje ju keni dëshiruar. Me familjaret nuk do keni asnjë lloj problemi.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Largohuni nga tundimet dhe frenojini pasionet gjate kësaj jave ju te dashuruarit. Përkushtojuni sa me tepër jetës ne çift dhe shprehjani ndjenjat partnerit ashtu si t’i keni ne zemër. Ndonjëherë edhe një fjale e vogël mjafton për t’u ndier mire. Beqaret do kenë fat ne dashuri qe ditën e hënë kur do realizojnë disa takime fantastike. Për financat mos u shqetësoni shume pasi gjendja ka për t’u përmirësuar tej mase. Edhe shëndeti do jete i mire. Do dini si te ushqeheni dhe si te kujdeseni për gjithçka. Edhe ata qe janë prekur se fundmi nga virozat do ndihen me te qete. Ne pune ditët e para do jene disi te vështira, por situata do përmirësohet shpejt. Pas te mërkurës do arrini rezultate te shkëlqyera. Ne familje çdo gjë do shkoje mire.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Kjo periudhe do jete e bukur dhe e begate për ju te dashuruarit. Çdo gjë ka për t’iu ecur edhe me mire nga sa e kishit menduar. Çastet e lumtura nuk do kenë te mbaruar. Beqareve do ju rrahe zemra shume fort pasi edhe ata do e gjejnë qe ditët e para te javës princin e tyre te kaltër. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë duhet te tregoheni sa me te matur me shpenzimet ne mënyrë qe t’iu dalin paratë edhe për me vone. Shëndeti mund te kaloje edhe sfida te vështira, por gjendja do normalizohet pas ditës se enjte. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe nuk kane për t’iu dale aspak vështirësi apo probleme. Jeta familjare gjithashtu do jete shume e kënaqshme.
LUANI 23. korrik – 22. gusht
Këtë jave duhet te bëni shume kujdes ju te dashuruarit, pasi ne përgjithësi klima yjore do jete tejet e paqëndrueshme. Kujdes me kërkesat e ekzagjeruara dhe nga ana tjetër mundohuni te jeni sa me tolerante me atë qe keni ne krah. Për beqaret, Merkuri do ndikoje pozitivisht. Ka mundësi qe edhe ju te prekeni nga “shigjeta” e Kupidit. Ne planin financiar here pas here do ju dalin disa vështirësi te cilat mund t’i kaloni vetëm me kujdes dhe ndihme nga te afërmit. Shëndetit nuk do jete shume i qete. Mund te ndiheni nervoze dhe mund te keni probleme me pagjumësinë. Ne pune yjet do ju mbështesin dhe do ju tregojnë rrugën qe duhet te ndiqni drejt suksesit. Jeta familjare do jete harmonike.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Këtë jave do e dëgjoni dhe do e respektoni me shume se kurrë me pare njeri tjetrin. Marrëdhënia ne çift do jete e adhurueshme dhe te gjithë do ju kenë zili. Beqaret, për një arsye apo për një tjetër, do vendosin t’i mbyllin portat e zemrës se tyre. Ne planin financiar do ju duhet te bëni shume kufizime ne mënyrë qe gjendja te përmirësohet. Sakrificat qe do bëni do shpërblehen shpejt, kështu qe mos u mërzitni. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mund te keni probleme me sistemin e tretjes dhe do shtoni ne peshe. Ne pune ditët e para do jene te vështira, por me pas vetëm duke zbatuar verbërisht planet do arrini atje ku keni dashur. Familja do jete e qete.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Këtë jave çdo gjë do ndodhe si me magji ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me mire se asnjëherë me pare dhe do e shohin boten me një sy tjetër. Beqaret gjithashtu do kenë një jave te ndriçuar. Planetët do krijojnë here pas here kushte për te realizuar takime sa me te veçanta. Ne planin financiar Hëna do ju ndihmoje te ruani ekuilibrin. Do jeni shume here me te logjikshëm me çdo shpenzim qe do kryeni. Gjendja shëndetësore ditët e para mund te jete disi delikate, por menjëherë pas te martës do e rifitoni energjinë. Aktiviteti fizik do luaj rol te rëndësishëm. Ne pune do jeni te lire te bëni çdo gjë qe do dëshironi, mjafton qe te ecni me plane dhe mos dilni jashtë kornizave. Jeta familjare do jete e ngrohte dhe e animuar.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor
Këtë jave do ndiheni te lire te bëni çdo gjë qe dëshironi ju te dashuruarit. Partneri do ju vije sipas qejfit dhe do doje vetëm qe ju te ndiheni sa me mire. Beqaret jo vetëm qe do realizojnë takime, por mund te fillojnë shpejt edhe një lidhje te qëndrueshme. Ditët me te favorshme do jene e mërkura dhe e premtja. Financat duhet t’i mbani sa me shume nen kujdes. Parashikimet për këtë sektor nuk duken shume te mira. As shëndeti nuk do jete i qëndrueshëm. Kujdes nga ndryshimet e menjëhershme te temperaturave sepse mund te prekeni nga virozat. Ne pune duhet te jeni sa me aktive dhe nuk duhet ta lëshoni veten për asnjë çast. Klima yjore do jete e ngrohte për sektorin e familjes.
SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Jeta juaj ne çift do jete e mrekullueshme gjate kësaj jave. Ne çdo çast do ndiheni si mbi re dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret duhet te bëjnë durim deri ditët e fundit ne mënyrë qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse nuk i kryeni shpenzimet me llogari, gjendja mund te ketë tronditje te forta. Mendoni pak edhe për kohen ne vijim, jo vetëm për te sotmen. Për shëndetin nuk duhet te shqetësoheni aspak, pasi gjendja ka për te qene perfekte. Nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do jete Jupiteri ai qe do iu japë një shtyse me shume për te vene ne jete projektet e menduara. Marrëdhënia me familjaret do jete e kënaqshme.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Jave me pozitive do jete kjo e për ata qe janë ne një lidhje. Do filloni pak nga pak t’i kuptoni gabimet qe keni bere dhe disa mund te kërkojnë edhe falje me mënyra nga me te ndryshmet. Beqaret duhet te kërkojnë ne çdo vend sepse personi ideal mund te fshihet atje ku ata nuk e mendojnë. Financat do i keni me tepër ne vëmendje dhe nuk do ju dalin te papritura te pakëndshme. Shëndeti do vije dite pas dite duke u përmirësuar. Do e rifitoni energjinë e humbur. Ne pune mos u nxitoni për asgjë, por reflektoni para se te hidhni çdo lloj hapi. Kolegeve te rinj nuk duhet t’iu besoni shume. Ne familje gjerat mund te fillojnë te ndërlikohen dhe do keni debate.
UJORI 21. janar – 19. shkurt
Do jeni shume kritike ndaj partnerit tuaj këtë jave dhe kjo here pas here mund te ndeze debate te zjarrta. Ndryshoni sa me shpejt mënyrë te sjelli sepse ne te kundërt ai qe keni ne krah ka për t’u lodhur shpejt. Beqaret do preferojnë t’ia lënë gjerat kohës dhe nuk do hedhin asnjë hap për te ndryshuar diçka. Ne fakt kjo do jete gjeja e duhur. Ne planin financiar ndikimi i yjeve do jete goxha negativ. Nuk do arrini dot t’i vini fre vetes tuaj dhe buxheti do destabilizohet ndjeshëm. Për fat te mire shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç ndonjë dhimbjeje te lehte koke ne ditët me te lodhshme. Ne pune do i bëni gjerat me dëshirë dhe entuziazëm, prandaj do i arrini synimet. Familja pa probleme.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Këtë jave do bëni te gjitha përpjekjet e duhura ju te dashuruarit dhe do e riktheni paqen dhe harmoninë ne çift. Ndjenjat gjithashtu do i shprehni pa dorashka. Beqaret me shume gjase do afrohen me persona qe kane ardhur nga jashtë dhe mund te fillojnë shpejt një lidhje me ta. Për buxhetin do jete një periudhe goxha pozitive. Do dini gjithë kohës sesi t’i kryeni shpenzimet dhe sa para te hiqni mënjanë. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar tej mase. Beni shpejt vizita tek specialistet nëse nuk doni te fillojnë probleme me serioze. Ne pune me ne fund do vendosni pak rregull. Duke filluar nga e mërkura gjerat do ecin si duhet. Jetën familjare mos e e lini për asnjë moment pas dore.