• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shëndetësi/Magjia e rigonit, mbron nga kanceri dhe tumoret

by Java News
13/05/2018 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rigoni, ose siç e quajmë ndryshe manxurana, është erzë aromatike e cila përbën bazën e kuzhinës mediterane, por përshtatet mirë edhe me domaten.Ndonëse tashmë një kohë të gjatë me sukses përdoret në mjekësinë popullore, shumica ende nuk i dinë cilësitë e tij jashtëzakonisht shëruese.Hulumtimet kanë treguar se si rigoni është 42 herë më i pasur me antioksidantë se mollët, 12 herë më i pasur se portokajtë dhe 4 herë se boronicat.

Kjo bimë e shijshme përmban shumë minerale, siç janë bakri, niacina dhe beta-karoteni, si dhe materiet tjera ushqyese.Është një burim i rëndësishëm i Omega-3 dhe ka minerale të tilla si: hekur, magnez, kalcium. Vitaminat C, E, B6 dhe K janë thelbësore për të forcuar eshtrat.

Rigoni, sikurse edhe rozmarina dhe borziloku përmban të ashtuquajturin acid rozmarik. Ky antioksidant i fortë ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira, me çka reduktohet rreziku nga kanceri, sëmundjet e zemrës, arteroskleroza dhe plakja e hershme.

Meqenëse e karakterizon efekti kundërinflamator; acidi i rozmarinës paraqet trajtim efikas për astmën alergjike.

Rigoni po ashtu është i pasur me veçori antibakteriale, duke përfshirë vajin timol dhe karvakrol. Hulumtimet kanë treguar që këto dy komplekse ndalin rritjen e shumë llojeve të baktereve.

Rigoni është efektiv te aknet, artriti, sëmundjet kancerogjene, gjendja inflamatore dhe mutacionet e qelizave. Nxit tretjen dhe funksionimin e mëlçisë dhe stomakut, si dhe në mënyrë të suksesshme aplikohet te inflamacioni akut dhe kronik i sinuseve, virozat, gripi dhe ftohja, por edhe te dhimbja kronike e kokës.

Rigoni nxit menstruacionet, për këtë arsye duhet të shmanget absolutisht në shtatzëni.

Rigoni shëron kollën, dhembjen e kokës dhe dhembjet e tjera, por ende e konsiderojnë “erëza të shkëlqyeshme për picë”.

Mirëpo rigoni është ilaç i shkëlqyeshëm natyral të cilin do të duhej gjithmonë ta keni afër, jo vetëm që me të të bëni gjella të shijshme, por që edhe nga fletët e tij të përgatitni çaj shërues.

Derisa disa bimë në procesin e tharjes humbin një pjesë të cilësive të mirave të veta, rigoni i ruan ato cilësi. Në të vërtetë, ai, edhe në formë të thatë, i ruan të gjitha cilësitë e veta dobiprurëse dhe ka aromë edhe më intensive.

Nëse e pëlqeni ushqimin italian, dhe veçanërisht picën, atëherë me siguri shumë herë e keni shijuar shijen e pasur të rigonit.

100 g rigon përmban 265 kcal, 9 g proteina, 68,92 g karbohidrate, 4.09 g sheqerna, 4.28 g yndyrë, 42.5 g fibra dietetike dhe 25 mg natrium, përgatiti Zëri. (b.an)

-*-

Next Post
Si sot, më 13 Maj, lindi Alfons Dode dhe Brak

Si sot, më 13 Maj, lindi Alfons Dode dhe Brak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In