• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shembulli që na vjen sërish nga SHBA

by Preç Zogaj
15/08/2022 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Hetimi i ish-Presidentit Donald Trump, ngjarja botërore e vitit pas luftës në Ukrainë, na tregon edhe njëherë, se duke qenë sponsorët më të mëdhenj të sundimit të ligjit në gjithë hapësirën e vendeve të lira, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e japin këtë shembull në vendin e tyre pikësëpari. Nuk thonë bëni siç them unë, por bëni siç bëj unë. Në fakt, fuqia e tyre ndikuese dhe frymëzuese në botë është para së gjithash fuqia e shembullit.

Ish-Presidenti Trump është nën një hetim të trefishtë, i dyshuar për hile dhe mashtrime financiare në biznesin e tij privat, për shkelje në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara sekret shtetëror, gjatë kohës kur kryente detyrën e Presidentit dhe për nxitje të sulmeve të dhunshme të ndjekësve të tij mbi Kapitol Hill në 6 janar të vitit 2021, me qëllim pengimin dhe përmbysjen e fitores së certifikuar të Presidentit Biden. Fitore, të cilën Trump s’ka reshtur ta konsiderojë të manipuluar, pa sjellë asnjë provë, duke u konfliktuar me guvernatorë republikanë, me institucione bipartizane apo të drejtësisë, që përgjigjen për rregullsinë e zgjedhjeve në SHBA.

Për dy çështjet e para, ish-Presidenti po hetohet penalisht. Për çështjen e tretë po hetohet nga Senati, i cili mund t’i depozitojë për ndjekje penale rezultatet e hetimit. Hetimet nuk janë e vërteta, por rruga për të shkuar drejt saj. Janë rruga për të shkuar drejt fajësimit apo pafajësimit të të dyshuarit. Gjykata ka fjalën e fundit. Nga kjo pikëpamje, ish-Presidenti si çdo qytetar tjetër, prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjykate të formës së prerë. Përtej bujës botërore të hetimit të tij, ajo që ka vlerë dhe interes për publikun shqiptar në këtë histori është se, në një shtet demokratik askush nuk është e nuk mund të jetë mbi ligjin.

Ligji është monarku i vetëm, siç e ka pas thënë Aleksander Hamilton, njëri prej etërve themelues të SHBA-ve. Nuk ka të paprekshëm, nuk ka të pahetueshëm, nuk ka të padënueshëm. Mbrojta apo edhe retorika politike kundër akuzave, si ajo që po artikulon ish-Presidenti Trump, kur thotë se kundër tij është ngritur një gjueti shtrigash e orkestruar nga kampi kundërshtar demokrat, janë një e drejtë e çdo të akuzuari, të dyshuari, të hetuari apo të gjykuari. Por ato nuk mund të pengojnë hetimin dhe gjykimin nëse do të ngrihet një akuzë.

Hetimi i Trump na tregon edhe një herë kontrastin e madh me vendin tonë ku dhjetëra e qindra akuza të rënda për korrupsion, abuzime, shkelje dhe krime zgjedhore në adresë të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, as çohen në gjykatë, as mbyllen, por lihen pezull me vite. Vendi jeton nën një re akuzash që, ndërsa zbardhen pjesërisht ose nuk zbardhen kurrë, e helmojnë pa pushim jetën publike, zgjasin pandëshkueshmërinë dhe sundimin e bajraktarizmit politik në vend të sundimit të ligjit. Hetimi i Trump dhe shembujt e tjerë të ngjashëm duhet t’u shërbejnë si asnjëherë tjetër hetueseve tanë të BKH-së, prokurorëve të SPAK-ut dhe gjyqtarëve të Gjykatës Speciale të Antikorrupsionit për të guxuar më shumë e vepruar më shpejt për hetimin dhe ndëshkimin e zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar.

Prokurorët e SPAK-ut gëzojnë sot një mbështetje dhe mbrojtje speciale, që u vjen nga SHBA, nga BE, nga shumica e qytetarëve shqiptarë. Por rëndësia dhe vlera historike e asaj që po shohim të ndodhë në SHBA shkon edhe më larg se kaq. Ajo është kundërpërgjigjja e vendosur e demokracisë më të madhe të botës ndaj ndërhyrjeve të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe paralajmërimeve se ndërhyrje të tilla mund të përsëriten.

Ndërhyrja e vendit që nuk bën zgjedhje për të kurdisur shpërthimin e konfrontimeve zgjedhore në vendin që i ka të shenjta ato, përben një nga provokacionet e mëdha të shekullit të ri në rrafshin ndërkombëtar. Kundërpërgjigjja amerikane në këtë kontekst ka qenë dhe është komplekse. Ajo nuk kufizohet vetëm në territorin amerikan, por shtrihet në gjithë hapësirën e vendeve aleate, pra, edhe në Shqipëri. SHBA kanë zhvilluar konceptin e sigurisë kombëtare komune të vendeve demokratike të botës kundër luftës hibride të Rusisë dhe shteteve të tjera autokratike a njëpartiake, që investohen fuqishëm për minimin, shfunksionalizmin dhe vdekjen e demokracisë.

Pse? Sepse demokracia përbën sekretin që shpjegon epërsinë amerikane, euroatlantike dhe familjes së kombeve të lira përkundrejt autokracive dhe tiranive lloj-lloj. Ndaj mbrojtja dhe zhvillimi i saj, si ndërveprim i zgjedhjeve të lira, konkurrencës së lirë me rregulla loje, lirive e të drejtave njerëzore, ndarjes demokratike të pushteteve dhe sundimit të ligjit, është mision. Në këtë sfidë globale, Shqipëria e ka fatin të jetë e të mbetet në një gjatësi vale me partnerët e saj perëndimorë.

Next Post
VIDEO NGA PRISHTINA / Begaj nis vizitën e parë si President, ja ceremonia e pritjes

VIDEO NGA PRISHTINA / Begaj nis vizitën e parë si President, ja ceremonia e pritjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In