Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka postuar në faqen e tij në facebook një foto të parlamentit të parë shqiptar.
Majko duke listuar emrat e ish deputetëve, komenton duke thënë se këta deputetë edhe sot ndriçojnë inteligjencë dhe patriotizëm.
“PARLAMENTI I PARE SHQIPTAR (Viti 1921)
Emrat sipas rreshtave:
1-Llambi Goxhomani, Bahri Omari, Ali Koprenca, Milto Tutulani
2-Luigj Gurakuqi, Atë Gjergj Fishta, Shefqet Vërlaci, Osman Haxhia, Ahmet Zogolli, Eshref Frashëri
3-Shefqet Daiu, Ali Këlcyra, Kolë Thaçi, Halit Rroji, Banush Hamdi Bega, Qemal Vrioni, Ahmet Hastopalli, Dom Ndre Mjeda, Maliq Bushati, Pandeli Cale, Anton Beça
4-Spiro Koleka, Shuk Gurakuqi, Masar Këlliçi, Rexhep Mitrovica, Spiro Papa, Agatokli Xhitoni, Leonidha Frashëri, Syrja Pojani, Stavri Vinjau, Patuk Saraçi, Taqi Buda, Ibrahim Xhindi
5-Leonidha Koja, Koço Tasi, Mustafa Kruja, Qazim Kokoshi, Loni Kristo, Bajram Fejziu, Mustafa Maksuti, Qemal Mullaj, Sejfi Vllamasi, Bektash Cakrani”, liston Majko
Majko gjithashtu jep një mesazh për politikën shqiptare me këtë foto, duke shkruar se edhe sot ky mbetet një shembull që duhet ndjekur.
“Te gjithe keta deputete, edhe sot, ndricojne inteligjence dhe patriotizem nga largesia e kohes nga vine, pavaresisht rezervave qe lane “xhepat” e historise. Lufta per pushtet dhe pamundesite e kohes qe jetuan i perplasen me njeri tjetrin duke i dhuruar vetes, vendit dhe kombit ne periudhat e mevoneshme dhimbje e lengata te pamerituara.
Kjo foto mbetet nje shembull se si duhet te jemi dhe cfare nuk duhet te bejme…”, shkruan Majko në facebook.









