Gazeta Tema i ka kushtuar nje shkrim se si disa media online në kohë të vështirë pandemie vazhdojnë të postojnë foto dhe lejme tendecioze dhe jo profesionale për të mbjellë terror tek shqiptarët.
Gazeta ka sjell shembullin e spitalit të Manastirit në Maqedoninë e Veriut, të cilën disa media pranë opozitës e kanë paraqitur për lexuesin sikur të ketë ndodhur në Shqipëri.
Shkrimi i plotë
Lufta e egër politike vazhdon të zbehë ditë pas dite jo vetëm anën profesionale por edhe anën njerëzore të një pjese të medias online.
Dhe shembulli më përfaqësues për këtë është vetë portali i familjes “Berisha” i cili vijon të mbjellë terror tek shqiptarët.
Nisur nga situata e vështirë ku gjendja psikologjike rëndohet nga të katërta anët për shkak të efekteve që ka dhënë pandemia, portali personal i Shkëlzen Berishës vijon të servirë për publikun lajme tendecioze për të nxirrë akoma edhe më shumë situatën.
Rasti konkret është i një video me pamje horror të publikuar nga spitali i Manastirit në Maqedoninë e Veriut, të cilën kjo media e paraqet për lexuesin sikur të ketë ndodhur në Shqipëri.
E përfaqësuar me një titull ku nuk specifikohet vendodhja, dhjetëra qytetarë kanë rënë pre e këtij lajmi duke e marrë sikur gjithçka ndodh në QSUT.
Mjafton të shohësh komentet e tyre plot ankth dhe shqetësim, për të kuptuar “lojën” tërësisht “a profesionale” dhe çnjerëzore që luhet në kurriz të tyre.
Edhe pse Shqipëria ka mjaft mekanizma shtetëror dhe organizata jo qeveritare që fitojnë fonde të majme pikërisht për të reaguar lidhur me raste të tilla që ndikojnë drejtpërdrejt në gjendjen psikologjike të mijëra qytetarëve, deri më tani nuk ka asnjë tentativë për të dënuar publikisht këto lajme.(TemA)






g.kosovari











