• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shembja e Teatrit/ Meta: Kam parë shumë lot, operacioni ishte skandaloz. U zgjodh orari kur dalin hajdutët

by Ardit Rada
20/05/2020 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Meta e ka cilësuar skandaloze ndërhyrjen e policisë për të shembur Teatrin në orën 4 të mëngjesit, ndërkohë që shtoi se veprimi i tyre ishte si hajdutë, që shkojnë të vjedhin pula.

Presidenti Ilir Meta i ftuar mbremjen e sotme në emisionin “Aktualitet” në Fax News, foli në lidhje me aksionin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe për reagimin e qytetarëve.

“Ndjehem shumë i detyruar ndaj atyre në përgjithësi, por janë shumë të tronditur dhe të lënduar për këtë që ka ndodhur. Kam parë përmes mediave por edhe nga afër përmes takimeve, kam parë shumë lot. Sepse të gjithë artistët pavarësisht mendimeve të ndryshme, nuk e kanë besuar se marrëzia dhe vandalizmi për të arritur deri këtu, të shembet në paligjshmëri. Edhe në regjimet komuniste, shkatërrimet bazoheshin qoftë edhe në vendimet formale të gjykatave, në rastin konkret nuk është dhënë qoftë  një vendim i tillë, që ka tronditur kudo njerëzit në botë.

Si President dhe si qytetar, ndjehem shumë i detyruar, sepse jemi rritur e edukuar nga vepra e tyre, edhe në atë Teatër. Kjo sjellje ka qenë ç’njerëzore në kuptimin më të plotë të fjalës. Detyrimi i gjithë shoqërisë është daj artistëve qëndrestarë, idealistëve më fisnik të vendit dhe të kombit. Për 27 muaj qëndruan në mënyrën më heroike, në sakrificat më sublime të rrethuar nga të gjitha anët nga qeveria dhe shteti i tyre me bindjen për të shpëtuar Teatrin dhe mbrojtur këtë vlerë të jashtëzakonshme, për ta rikonstrukturuar duke ruajtur origjinalitetin e tij. Siguruan mbështetje ndërkombëtare, nga Këshillli dhe Komisioni Euroian, madje edhe financiar për rikonstruksionin e tij.

Ka qenë qëndresë paqësore dhe në mes të errësirës, një qeveri e tillë merr një operacion fatkeqësisht në mënyrë kriminale, që Gjermania i gjen në historinë e Hitlerit. Nuk ka qenë rrethuar Teatri, por demokracia që simbolizonte ajo qëndresë. Nuk është synyar shembja e Teatrit fizikisht por e demokracisë në errësirën e 17 Majit, por mendoj se është një iluzion për këdo që mendon se shkatërron Teatrin dhe gjithashtu edhe demokracinë. Ky dëm i madh që ka ndodhur, ka zgjuar gjithë shoqerinë. E kanë kuptuar të gjithë se kjo marrëzi nuk njeh limite, nuk është një kërcënim për Teatrin dhe ata që qëndrojnë, por për çdo qytetar në këtë vend”, u shpreh Meta

Next Post
Meta sulmon sërish ambasadorët: Ja kush e ndihmoi Ramën të devijonte Reformën në Drejtësi

Meta sulmon sërish ambasadorët: Ja kush e ndihmoi Ramën të devijonte Reformën në Drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In