• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shembja e kishës, Dervishi: Nuk na është paraqitur ndonjë note proteste

by
28/08/2015 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shembja e kishës, Dervishi: Nuk na është paraqitur ndonjë note proteste

Një ditë pasi kërcënoi me notë proteste, Tirana zyrtare i ka përcjellë Athinës indinjatën e saj lidhur me gjuhën e përdorur nga diplomacia helene, sidomos me deklaratën e fundit, ku shembja e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi nga punonjësit e INUV-it u cilësua e ngjashme me sulmet xhihadiste ndaj objekteve të kultit.

Qëndrimi vjen nga ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi, i cili u shpreh dje se përfshirja e autoriteteve greke në çështjen e prishjes së kishës së Dhërmiut është e papranueshme dhe përbën ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë mes komunitetit fetar dhe shtetit shqiptar.

Nga ana tjetër, ambasadori shqiptar në Athinë, në një intervistë telefonike për mediat vizive, theksoi se qeveria greke nuk i ka dorëzuar ambasadës shqiptare asnjë notë proteste lidhur me ngjarjen në fjalë. Madje, takimin e zhvilluar ditën e djeshme në Athinë mes drejtorit të Drejtorisë Rajonale në Ministrinë e Jashtme të Greqisë të ngarkuarës shqiptare me punë në Athinë, ambasadori Dervishi e quajti takim të zakonshëm në komunikim e vazhdueshëm që kanë dy institucionet.

“Drejtori i Drejtorisë Rajonale në Ministrinë e Jashtme të Greqisë i ka shprehur shpjegimet dhe shqetësimet e veta sipas pikëpamjes së palës greke lidhur me ngjarjet në Dhërmi. E ngarkuara jonë me punë ka shpjeguar qëndrimet e palës sonë lidhur me zhvillimet, duke shprehur edhe indinjatën dhe protestën për ndërhyrjen në punët e brendshme të vendit tonë, që është një çështje absolutisht e brendshme mes komunitetit fetar dhe shtetit”, tha Dashnor Dervishi. Ndërkaq, diplomati shqiptar sqaroi se në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme greke nuk bëhet fjalë për ndonjë notë proteste, por për një shpjegim të situatës së krijuar nga pala shqiptare, shpjegim të cilin, siç tha ai, ambasada jonë në Athinë ka refuzuar t’ia japë, pasi është një çështje shqiptare dhe nuk ka asnjë arsye që t’u shpjegohet palës greke.

“Nuk bëhet fjalë absolutisht për notë proteste, por për shpjegime mes palëve lidhur me pozicionet që kemi rreth kësaj çështjeje. E ngarkuara jonë me punë shprehu qartë se është një çështje absolutisht e brendshme e Shqipërisë dhe shprehu indinjatën për gjuhën e ashpër që është përdorur në mënyrë të veçantë në deklaratën e fundit të zëdhënësit të shtypit”, tha Dervishi. Ndërkohë, i pyetur nëse ishte në dijeni se qeveria greke kishte dërguar shqetësimet e veta në Bruksel dhe SHBA, Dervishi u përgjigj se nuk ishte në dijeni të kësaj çështjeje. Por, nga ana tjetër, pavarësisht tensioneve të krijuara ditët e fundit mes dy vendeve fqinje, ambasadori shqiptar u shpreh optimist për vijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe se tonet e larta diplomatike të përdorura së fundmi shumë shpejt do të ulen sërish.

“Nuk mendoj se do të vazhdojë me këto tone, pasi në takim u shpreh gatishmëria për të ulur tonet dhe për të gjetur mënyrën e komunikimit midis nesh, siç kemi bërë deri tani, sidomos pas takimit të fundit të ministrit të Jashtëm grek në Tiranë”, tha ambasadori i Shqipërisë në Athinë, Dashnor Dervishi. Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Glevi Dervishi, ka deklaruar se nuk ka ardhur ndonjë notë proteste nga ana e Athinës.

Next Post

Modelja Elita Rudi vjen me disa foto që ta ndalin frymën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In