Një pronar banese në zonën e stacionit të trenit në Tiranë ka hipur mbi çati, për të mos lejuar shembjen e shtëpisë.
INUV vazhdon aksionin për prishjen ndërtesave në zonën ku do të ndërtohet bulevardi i ri i Tiranës, ndërkohë që banorët kundërshtojnë e madje edhe janë përleshur me policinë.
Një prej tyre, Shaban Tresa, i cili ka hipur mbi çati, refuzon masën e shpronësimit nga shteti për banesën e tij, që është 30 milionë lekë.