• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shembet “Muri i Berlinit” në Tiranë

by A R
24/04/2023 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është shembur këtë paradite i ashtuquajturi Mur i Berlinit në qendër të kryeqytetit.
Është fjala për një mur që pengonte komunikimin mes rrugës së Bogdanëve në degëzimin me rrugën “Gjon Muzaka”.

Bashkimi i të dy rrugëve është bërë i mundur pas një peticioni të banorëve drejtuar bashkisë së kryeqytetit për të lehtësuar lëvizjen e penguar prej shumë vitesh.

Rruga e Bogdanëve është një rrugë mjaft e njohur në Qytetin e Tiranës me lëvizje mjaft të dendura si të këmbësorëve ashtu edhe të mjeteve rrugore. Nëpërmjet kësaj rruge banorëve të zonës por edhe të shume kalimtarëve të përditshëm, u sigurohet aksesi i kalimit dhe lidhja me rrugën e Kavajës ashtu edhe në rrugën e Durrësit.

Peticioni i plotë i banorëve

NGA: Banorë të Rrugës së Bogdanëve.

DREJTUAR:BASHKIA TIRANË
Kryetari i Bashkisë, Z. Erion Veliaj.

BAZA LIGJORE:Neni 19/1 i Ligjit Nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”

I nderuar zoti Kryetar i Bashkisë Tiranë!
Ne, të nënshkruarit, banorë të regjistruar të Bashkisë Tiranë, banues në Rrugën e Bogdanëve, me respekt sjellim në vëmendjen tuaj një problematikë e cila është bërë shqetësuese për vite të tëra nëzonën në të cilën ne banojmë aktualisht, në rrugën e Bogdanëve.

Rruga e Bogdanëve është një rrugë mjaft e njohur në Qytetin e Tiranës dhe ashtu si çdo rrugë tjetër, është rrugë publike për përdorim të përgjithshëm mbi të cilën lëvizin si këmbësorët ashtuedhe mjetet rrugore. Nëpërmjet kësaj rruge banorëve të zonës por edhe të shume kalimtarëve të përditshëm, u sigurohet aksesi i kalimit dhe lidhja me rrugën e Kavajës ashtu edhe në rrugën e Durrësit.

Sjellim në vemendjen tuaj, se pranë kësaj rruge, në degezimin rr. “Gjon Muzaka”, ndodhet një mur betoni i cili prej vitesh ka krijuar izolim dhe bllokim i ngjashëm me murin e Berlinit dhe sot ky mur nuk kryen asnjë funksion dhe nuk i shërben komunitetit të zonës përreth apo ndonjë enti publik.

Ajo që duam të vëmë në dukje si banorë të kësaj zone lidhet me shqetësimin se prania e këtij muri betoni ka vështirësuar ndjeshëm kalimin e banorëve për në rrugën e Durrësit dhe atyre u duhet të gjejnë rrugica të tjera ose të përshkruajnë një rrugë më të gjatë për të patur akses më rrugën e Durrësit ose zonën e bllokut të ambasadave.
Vlen të theksojmë se në këtë zonë të Tiranës, pra përreth Rrugës së Bogdanëve, banojnë të moshuar apo fëmijë, të cilët janë të detyruar të përshkojnë distanca shumë të gjata rruge për të kaluar nga rruga e bogdanëve në rrugën e durrësit.

Gjithashtu në këtë zonë operojnë dhe ushtrojnë aktivitet tregtar një shumëbizneseve dhe subjekteve tregtare të pozicionuara në këtë rrugë, tëcilët janë taksapagues të rregullt ndaj shtetit shqiptar, konform legjislacionit në fuqi për detyrimet fiskale dhe e kanë te nevojshme aksesin në rrugë për të shmangur trafikun si dhe për përmbushur në kohë nevojat e aktivitetit të tyre tregtar nëpërmjet mjeteve të transportit publik.

Ndaj, sot ka ardhur koha që ky mur betoni duhet të prishet duke u krijuar banorëve  përreth dhe të gjithë kalimtarëve të përditshëm aksesin, lëvizjen e lirshme, për të rritur në këtë mënyrë cilësinë e jetesës dhe për të garantuar shfrytëzimine hapësirave publike në dobi të  komunitetit.
Në nenin 19/1 “E drejta e kërkesës, ankesës dhe vërejtjes”të Ligjit Nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore parashikohet se:

1.“Çdo qytetar apo grupe që përfaqësojnë komunitetet kanë të drejtë t’u drejtojnë kërkesa,ankesa apo vërejtje organeve të vetëqeverisjes vendore për çështje që lidhen me funksione dhekompetenca në juridiksionin e njësisë së vetë-qeverisjes vendore”

Me të drejtën qe na lind si qytetarë të Tiranës, dhesi banorë tëzonës, kërkojmë nga ana e autoritetit tuaj që pasi të verifikoni vendodhjen e këtij muri betoni dhe tëanalizoni efektet pozitive dhe negative të prishjes së tij, duke marrë në konsideratë faktin se jemi edhe në sezon turistik dhe të huajt që jetojnë në këtë zonë janë të panumërt, për të mos krijuar idenë se në qytetin e Tiranës ende është i vështirë kalimi dhe aksesi midis lagjave dhe rrugëve publike, kërkojmë nga ana e autoritetit tuajtë merrni masa për prishjen e këtij muri betoni për të garantuar një jetesë normale të banorëve të zonës dhe qarkullim të rregullt të këmbësorve dhe mjeteve të transportit rrugor.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

Me Konsideratë!
Banorë të Rrugës së Bogdanëve, Bashkia Tiranë.

Next Post
Transportonte me “BMW X6” 10 emigrantë, arrestohet 34-vjeçari nga Kosova

Transportonte me "BMW X6" 10 emigrantë, arrestohet 34-vjeçari nga Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratisja e Ndocit, Lamallari: Reagim i menjëhershëm ndaj zinxhirit drejtues, masa të forta për sigurinë në sistemin e burgjeve

Arratisja e Ndocit, Lamallari: Reagim i menjëhershëm ndaj zinxhirit drejtues, masa të forta për sigurinë në sistemin e burgjeve

January 30, 2026
Schieder vlerëson klimën e dialogut në Kuvend: Vendimet kërkojnë përgjegjësi

Schieder vlerëson klimën e dialogut në Kuvend: Vendimet kërkojnë përgjegjësi

January 30, 2026
“Ka ende hapësira për investim”, çfarë u tha Begaj sipërmarrësve grekë në Tiranë

“Ka ende hapësira për investim”, çfarë u tha Begaj sipërmarrësve grekë në Tiranë

January 30, 2026
Temperaturat deri në -2 gradë por kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Ulen temperaturat, dëborë në zonat malore

January 30, 2026
Gënjyen? Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, gjykata: S’është regjistruar asnjë kërkesë

Irena Gjoka e dënuar në Greqi, KLGJ vendos të dërgojë çështjen në ILD

January 30, 2026
U arrestuan për laboratorin e drogës, lihen në burg babë e bir, arrest në shtëpi për punonjësin e OSHEE

U arrestuan për laboratorin e drogës, lihen në burg babë e bir, arrest në shtëpi për punonjësin e OSHEE

January 30, 2026
Bllokada që po i kushton Ballkanit 100 mln € në ditë, pse Serbia dhe Bosnja nuk tërhiqen?

Bllokada që po i kushton Ballkanit 100 mln € në ditë, pse Serbia dhe Bosnja nuk tërhiqen?

January 30, 2026
Vala tjetër e të ftohtit në SHBA, disa qytete të bllokuara prej ditësh dhe pa energji elektrike

Vala tjetër e të ftohtit në SHBA, disa qytete të bllokuara prej ditësh dhe pa energji elektrike

January 30, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Janar 2026

January 30, 2026
Champions League/ Shorti vendos Real-Benfica, duele delikate për Juven dhe Interin

Champions League/ Shorti vendos Real-Benfica, duele delikate për Juven dhe Interin

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In