Shembet asfalti i rrugës Berat-Sinjë/ Apelon Bashkia: Rrezik për qarkullimin e mjeteve!

Rruga e asfaltuar Berat-Sinjë ka pësuar shkarje dhe dëmtim të theksuar të asfaltit në krahun e majtë në ngjitje drejt zonës malore të Sinjës.Asfalti ka shkarrë dhe është rrezuar rreth 3 km në hyrje të fshatit Sinjë,duke përbërë rrezik serioz për automjetet që qarkullojnë në këtë rrugë.Pamundësia për të ndërhyrë për shkak të errësirës dhe rreshjeve të shiut ka detyruar bashkinë e Beratit që të rrethojë zonën e shembur dhe të vendosi në të dyja anët e saj,në hyrje dhe në dalje të Sinjës,tabela sinjalizuese për uljen e shpejtësisë dhe rrezikun që u kanoset drejtuesve të mjeteve në këtë pjesë të rrugës Bashkia e Beratit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të shmangin e kufizojnë lëvizjet e panevojshme drejt zonës malore të Sinjës,deri sa situata të përmirësohet dhe rrëshkitja e rrugës të ndalet.Burimet zyrtare të bashkisë Berat bëjnë me dije se,pas pastrimit të rrugëve nga gurët tashmë janë të kalueshme edhe rrugët drejt fshatrave malore: Karkanjoz, Bogdan,Qafë Dardhë dhe Mbolan.

Njoftimi i Bashkisë Berat.

🔴Vazhdojmë konsolidimin e grupeve të terrenit për perballimin e situates së krijuar nga intensiteti i lartë i rreshjeve. Grupet e punës janë në terren në mënyrë që të parandaloj problematiket e krijuara.

🔴Ju sugjerojmë të kufizoni lëvizjet deri sa situata të përmirësohet. Lëvizjet në drejtim të fshatit Sinjë të kufizohen si rrjedhojë e reshjeve të shumta deri në përmirësimin e rrëshkitjeve të rrugës kryesore.

🔴Strukturat e emergjencave në Bashkinë Berat do të vazhdojnë intensivisht proçesin e kontrollit raportimit dhe ndërhyrjeve në gjithë qytetin.

🔴Tashmë të kalueshme rrugët për në fshatrat Karkanjoz,Bogdan,Qafë Dardhë dhe Mbolan.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com