• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehi: ‘Vula’ ndau përfundimisht dy grupet në PD. Edhe grupimi i Berishës s’fiton ndaj Ramës. Opozita duhet të bashkohet në zgjedhje

by Java News
20/06/2024 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin Opinion në News 24 tha se vendimi i gjykatës për vulën e PD ndau përfundimisht dy grupet në Partinë Demokratike.

Shehi theksoi se grupi i Berishës e meritonte vulën, pasi ka shumicën në PD. Sipas tij, dhe grupi i Berishës nuk mjafton për të fituar në zgjedhje ndaj kryeministrit Edi Rama. Për Shehin, opozita duhet të jetë sa më e bashkuar, me qëllim që të korrë sukses në zgjedhje.

Dashamir Shehi: Kalimi i vulës tek Sali Berisha është normale dhe e drejtë, pasi ka shumicën e partisë. Vula e PD ishte tek pakica dhe ky ishte paradoks. Kjo ndihmon në ndarjen përfundimtare të PD-së, te grupi që beson tek Berisha dhe tek krahu që nuk e beson më Berishën. Ata që nuk besojnë tek Berisha duhet të gjejnë skemë të re, personazhe të reja. Unë them se duhet të bashkohemi rreth një projekti të ri politik. Unë mendoj se edhe grupi i Berishës nuk mjafton për të rrëzuar Ramën. Edhe deputetët asnjëanës duhet të vendosin se nga cili kah do të qëndrojnë. Unë do bashkëpunoja dhe me Bashën, nëse pranon idetë e reja.

Duhet të ndryshojë Kodi Zgjedhor, pasi i ka zënë rrugën partive të reja. Ligji është bërë i atillë, që përpos se në Tiranë, në rrethe sidomos nuk bën dot një parti politike me peshë në vend. PD duhet të rregullojë edhe raportet me ndërkombëtarët. Qendra e Djathtë Shqiptare duhet të përmirësojë raportet me BE dhe SHBA dhe nuk mund të sakrifikohen raportet me aleatët e mëdhenj, për shkak të një grupi. Duhet një grupim i ri politik që të “luftojë” me Ramën, pasi përndryshe do kemi një Rama prej vitesh në pushtet.

Është fatkeqësi që brenda opozitës ka një luftë të brendshme. Opozita duhet të jetë më e gjerë se PD. Duhet të jenë disa grupe opozitare dhe pas zgjedhjeve, mund të krijosh koalicion. Nëse bëjmë luftë në oborr si opozitë, kjo nuk do të thotë se fitojmë betejën me shqiptarët. Ne duhet të luftojmë, që të ikë Rama, që ka 11 vite që qeveris vendin. Ne kemi gati platformën, por jo emrin. Basha ka qenë ana tjetër e medaljes së Berishës. Nuk ka përse të detyrohemi që të shkojmë pas një personi, ky është bolshevizëm. Ne na duhen njerëz të ndershëm dhe të mund të përballen me qeverisjen e Ramës./m.j

Next Post
‘Motivim e përqëndrim për fitore’/ Manaj: Ndaj Spanjës për të shkruar historinë, jemi të kënaqur me ecurinë

'Motivim e përqëndrim për fitore'/ Manaj: Ndaj Spanjës për të shkruar historinë, jemi të kënaqur me ecurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

March 15, 2026
Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

March 15, 2026

A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?

March 15, 2026
“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

March 15, 2026
Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

March 15, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

March 15, 2026
Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

March 15, 2026
“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

March 15, 2026
Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

March 15, 2026
Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In