• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehi: Tryezat deri tani kanë qenë një lloj bla- bla- blaje dhe një mesazh për Bashën!

by Java News
15/06/2018 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti opozitar, Dashamir Shehi rendit disa arsye të forta pse Bashkimi Europian duhet të marr vendim pozitiv për Shqipërinë, më 28 qershor.

“Ballkani ka nevojë të integrohet. Kjo u bë një histori shumë e stërgjatë dhe ata e kanë kuptuar që Ballkani po lodhet. Europën po e zëvendësojnë dy faktorë anti-europian (Turqia dhe Rusia) në Ballkan. Europa e ka kuptuar që është më mirë të përshpejtojmë fazën e integrimit. I treti është se, e kanë kuptuar që nëse nuk futen vetë brenda këtu me policë, me prokurorët e me gjykatësit e vet, situata e kriminalizimit në Ballkan do të vazhdojë të rritet, do të ushqejë trafiqet ndërkombëtare. për të cilin e paguajnë ata çmimin”, tha Dashamir Shehi.

Maxhoranca ka akuzuar shpesh opozitën se lobon kundër çeljes së negociatave. Këtë Shehi e hedh poshtë me këtë argument:
“Ne opozitarët jemi me të dyja duart për Europën. Për ne ka edhe një arsye të katërt, Europën e kemi aleat në luftën kundër kësaj qeverisje, e cila duke qenë jashtë Europës bën siç ka qejf”, theksoi Shehi

Vendimi i Këshillit Europian pritet të pasohet nga veprime të tjera nga opozita. Deputeti shprehet se tashmë janë të përcaktuara fushat ku do të ketë fokusin kampi opozitar.
“Ne do të fillojmë luftën nga shtatori e mbrapa në fillim duke ndryshuar ligjin zgjedhor. E dyta, duam të rikorigjojmë të gjitha deformimet që i janë bërë sistemit gjyqësor, që do të thotë kjo prokurorja do rri, është e përkohshme apo është e përjetshme, dhe a do të zgjidhet sipas ligjit. E dyta, ato institucione që duhet të kontrollojnë sistemin e drejtësisë, edhe ata mund të rishikohen. Pastaj do të merremi të reformojmë sistemin administrativ se ajo zgjidhje që u bë është thjeshtë personale e Ramës”, komentoi Dashamir Shehi.

Deri në këto momente tryezat për Reformën Zgjedhore, zoti i Shehi i vlerëson në këtë mënyrë: “Deri tani tryezat kanë qenë një lloj bla, bla, blaje. Do votojmë si përpara apo do të votojmë në mënyrë proporcionale, apo do të votojmë në mënyrë maxhoritare, apo do i komunojmë të dyja. Do të jetë lista e hapur apo do të jetë lista e mbyllur, a do t’i kthejmë shqiptarëve një minimum të drejte maxhoritare në kuptimin që përtej ngjyrës së flamurit shqiptarët të shohin dhe fytyrën e personazhit, kë po votojnë” “, u shpreh ai.

Sa i përket reformës zgjedhore, aleati i Partisë Demokratike ka këtë kërkesë për Lulzim Bashën. “Nëse do të bjerë pre e lojës së vjetër që ne dy të mëdhenjtë bëjmë një sistem kundër të tjerëve, unë besoj se do të jetë pishman në të ardhmen, do të humbas shumë në moralin politikë në radhë të parë por edhe vota”, deklaroi Shehi. raport.tv

ma.me

Next Post
Dritëroi i vërtetë, në letrat e dashurisë!

Dritëroi i vërtetë, në letrat e dashurisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

February 27, 2026
“Specialja” kthehet nga pushimet, javën tjetër rifillon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Nis seanca në Hagë, të akuzuarit për pengim të drejtësisë deklarohen të pafajshëm

February 27, 2026
PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

February 27, 2026
Rektori i Univeristetit Bujqësor: Programe të reja sipas modelit austriak, diploma të vlefshme edhe në Europë

SPAK lexon pretencën, sa vite burg kërkon prokurori për të pandehurit e Universitetit Bujqësor të Tiranës

February 27, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

February 27, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

Tabaku: 90 familje në rrugë! “Made in Albania” po shuhet nga taksat dhe kriza ekonomike

February 27, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

February 27, 2026
Avokati: Thyerja e vizës për Britaninë sjell ndalim hyrjeje deri në 10 vite

Avokati: Thyerja e vizës për Britaninë sjell ndalim hyrjeje deri në 10 vite

February 27, 2026
“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

February 27, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tragjike në Korinth! U qëllua me thikë nga greku gjatë një sherri, humb jetën i riu shqiptar

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In