Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi është shprehur se opozita nuk od të jetë pjesë e zgjedhjes së Presidentit të Ri të vendit, duke qenë i bindur se ai që do të vijë nga rradhët e maxhorancës do të jetë një punëtor partie.
Por Shehi, në intervistën dhënë në Report Tv, thekson se fatkeqësisht, edhe Presidenti aktual Bujar Nishani ka qenë një “Punëtor Partie”.
Zgjedhja e Presidentit, raundi i parë është në 18 prill, do të bëheni pjesë?
Shehi: Ne jemi jashtë. Këtu do të fitojnë punëtorët e partisë. Presidenti i ri do jetë punëtor partie. Nuk më vjen mirë ta them, siç s’më vjen mirë për zhurmën e madhe që u bë me të huajt.
Po Nishani ç’a presidenti ishte?
Shehi: Punëtor partie.
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, shprehet se opozita është gati të votojë ligjin e Vettingut në Kuvend, nëse Edi Rama premton se do largohet nga detyra pas këtij momenti.
“Kjo nuk është drejtësi për shqiptarët. Por kosa në dorë e Edi Ramës për të masakruar kundërshtarët. Kjo nuk ka lidhje fare me reformën. Por për efekt psikologjik, unë e kam thënë se do ta kisha votuar dhe qeveria të lironte zyrat Pra, ne votojmë Vettingun në orën 9 dhe në orën 11 Rama të largohet. Ka një shkëmbim këtu. Ky po merr pushtetin e drejtësisë që nuk i takon dhe të dorëzojë pushtetin tjetër që zgjedhjet të bëhen të lira”, u shpreh Shehi.
INTERVISTA E PLOTË
Z.Shehi, ka dakordësi për dialog por ende nuk po shohim diçka konkrete? Pse ky hezitim sipas jush?
Ne kemi të qartë në kërkesën tonë për qeveri teknike dhe largimin e Edi Ramës. Unë madje e kam quajtur qeveri e kujdesit të zgjedhjeve. Ne kërkojmë largimin e Edi Ramës se me të kryeministër zgjedhjet nuk janë të besueshme. Mundet që ditët e ardhshme të kemi zhvillim, por unë e shoh situatën të vështirë. Këto deklarimet politike janë më shumë për konsumin publik që ne kemi dëshirën e mirë, por këtu është pala tjetër që pengon.
Rama thotë ejani të takohemi në nivel kryetarësh, Bashas kërkon terrenin nga negociatorët fillimisht. Cila do të ishte mënyra më e drejtë?
S’ka ndonjë formulë konkrete sesi duhet të ulen në tryezë. Më duket shumë e pavlerë, si muhabet kot. Këtu negociatat gjithmonë i kanë bërë disa biznesmenë që marrin para nga të dy palët. Eshtë një formulë alla-shqiptarçe për të dialoguar. Do të pranoja çfarëdolloj negociate që opozita të hynte në mënyrë të sigurt në zgjedhje dhe shqiptarëve t’u afrohej një platformë e pakontestueshme pas zgjedhjeve.
PS thotë se s’mund ta kthejë këtë dorëheqje në precedent. A do të ishte e pranueshme një zgjidhje ky koalicion PS-LSI-PDIU pa Ramën kryeministër?
Unë s’kam besim te ky kryeministër, s’ka më dëshirë për të bërë reforma. Kjo që po i afrohet si alternativë tjetër nuk është se po shkëlqen, por unë them se z.Basha me lëvizjet e veta të fundit, sicc thotë për një republikë të re, ka diçka europiane në këtë mes, për të cilën ia vlen ta ndjekësh pak. Ideja bazë është që të mos jetë më z.Rama, qeveria të ketë kurajo të arrestojë 5-6 kriminelë. E shikoni çfarë po ndodh, drogë për ditë, me skaf, magazina, laboratorë. Si s’pamë një kriminel të një dimensioni, një bos, njeri të lidhur me shtetin, por arrestojnë fshatarët. Këto punë nuk bëhen pa lidhje me shtetin…Ka një të rëndë në këtë mes. Për qeverinë teknike, unë jam precedent, çdo 4 vjet 3-muajt e fundit qeveria t’i dorëzohet një platforme më të gjerë, për të krijuar besim që zgjedhjet do të jenë të ndershme. Të përsëriten 3-4 herë derisa populli të ketë besim te zgjedhjet. Në gjysmën e botës zgjedhjet i bën Ministria e Brendshme. Në Greqi sa herë ka zgjedhje ndërrohen 4 ministra.
Pse s’kërkoni ministrat, por o Ramën, o s’ka?
Kryeministri i urdhëron, i dhunon ministrat. E pamë me ish-ministrin e Drejtësisë. Por ne nuk qeverisemi nga institucionet.
Javën e ardhshme Kuvendi ka njoftuar tre seanca, të martën është për Vettingun, për ngritjen e komisionit 12 anëtarësh, 6 i takojnë opozitës. Eshtë thembra e Akilit Vettingu që mungon PD?
Kjo nuk është drejtësi për shqiptarët. Por kosa në dorë e Edi Ramës për të masakruar kundërshtarët. Kjo nuk ka lidhje fare me reformën. Por për efekt psikologjik, unë e kam thënë se do ta kisha votuar dhe qeveria të lironte zyrat Pra, ne votojmë Vettingun në orën 9 dhe në orën 11 Rama të largohet. Ka një shkëmbim këtu. Ky po merr pushtetin e drejtësisë që nuk i takon dhe të dorëzojë pushtetin tjetër që zgjedhjet të bëhen të lira. Por, z.Basha ka menduar se kjo është një reformë kaq e keqe sa nuk ia vlen. Ne nuk e pranojmë këtë lloj Vettingu. Në këtë mes, këto seanca ne i konsiderojmë nul. Qeveria do të ngrejë sistemin e vet të drejtësisë.
Kandidatët i zgjedh edhe ONM…
ONM është një standard teknik. ONM nuk të njeh ty që je nipi i hetuesit më të llahtarshëm të sigurimit të shtetit. Zgjedhësit e këtij procesi janë njerëz të PS. Kush është marrë me drejtësinë, institucionet, e kuptojnë që këtu kanë të drejtë jo Luli e Berisha, por në radhë të parë unë, unë kam dyshime. Këto 6 janë zgjedhje formale, procesi është i mbyllur edhe po t’i zgjedhim me këta të tre. Do shkojnë ata që e kanë emrin në listë te zyra e Edi Ramës që një vit më parë. ONM etj, janë përralla.
Kemi dy lista zyrtarësh që shkojnë në Strasburg, të dy rrëzohen ama…
Po, por ky lloj sistemi drejtësie që kemi ne këtu është rrjedhojë. 75 veta që janë të gjithë të të majtës, ONM nuk i njeh këta. Ka nga ata që kanë studiuar jashtë? Edhe Enver Hoxha në Paris ka studiuar.
Të martën do të ketë nga ju që do të shkojë në Kuvend?
Jo. Ne nuk bëhemi përçarës. Nuk mund t’i ngulim thikën njëri-tjetrit. Siç tha zyrtari i BE që fliste në emër të një zyre në Bruksel. S’kisha menduar se nga Europa mund të vinin me këtë ide. Ishte shumë e pamoralshme.
Ju si reaguat?
Thamë që jemi të gjithë bashkë. Ky nuk është propozim politik, por një lloj pazari.
A nuk vjen ky reagim për shkak të pengesës që ju i keni bërë Vettingu-t, një investim ky i ndërkombëtarëve?
Një minimum dinjiteti e meritojmë ne. Nuk ka nevojë të na bëjnë propozime matrapazësh. Ndaj ne kemi reaguar, për t’u kujtuar disave këtu që Shqipëria ka burra, nuk mund të nëpërkëmbet. Këtë lloj drejtësie unë nuk do ta kisha bërë kurrë. Është shkatërrim i kushtetutës së Shqipërisë. Siç u bë marrëveshja e 22 korrikut, duhej të vijohej edhe me këto të tjera, por këta nuk e bënë. Unë nuk jam i lumtur që Basha po grindet me të huajt. S’jam i luimtur që duhet t’i denoncojmë ne, duhet ta bëjnë institucionet e tjera. Ne si opozitë duhet të t’u ofrojmë alternativë qytetarëve. Pastaj, më shumë sa shkoi Rama kundër ndërkombëtarëve…mirë që ata nuk e morën me seriozitet, për fatin tonë të mirë. Nëse ka pasur marrina kundër ndërkombëtarëve, këto i ka pasur kryeministri. Ato që thotë opozita për ndonjë, nuk është ndonjë dramë e madhe.
Pse Berisha e ashpërsoi gjuhën dje?
S’marr përsipër të interpretoj Berishën. Me z.Basha rezistenca synon të jetë paqësore. Kemi themeluar një lloj gandizmi, të protesojmë në ccadër pa u thyer asgjë. Një eksperiencë pozitive për Shqipërinë, e cila ka të kaluar të hidhur. Berisha gjykon sipas mendjes së tij, por unë nuk jam dakord. Nëse duhet për të atakuar të huajt, besoj se mjafton zëri i z.Basha. Përtej meritës që ka Berisha në rezistencë, lëvizjes, demokratike, opozita duhet të flasë me një gjuhë, me një gojë. Dje kemi firmosur një dokument PD me gjithë opozitarët. Opozita këto 2-3 muaj ka qenë e unifikuar. Dhe në këtë mes i duhet lënë hapësirë, liria e vet, vendimmarrja e vet dhe nuk ka nevojë për të tjerë.
Çfarë do të ndodhë në Kavajë?
Uroj të mos ndodhë asgjë. Të jetë një protestë paqësore. Ky ka qenë deklarimi deri më sot dhe besoj se ashtu do të jetë. Opozita tashmë është jashtë procesit zgjedhor dhe është në drejtën e opozitës të përdorë të gjitha mjetet që i jep demokracia, protestë, demonstratë, grevë, mosbindje civile. Nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme. Sigurisht do jetë populli i Kavajës që proteston për një palë zgjedhjesh të çuditshme pa kundërshtarë. Pastaj, kemi rezerva për reformën territoriale. Një nga gabimet e z.Basha është që nuk u bë pjesë e kësaj reforme. Kur ne të marrim pushtetin, disa komuna duhen ndarë nga bashkitë e mëdha.
Si e fitoni besimin te Rama ju si opozitë? M.q.s z.Meta ka folur për qeveri besimi?
Nuk besojmë te Rama. Kujton se dyshojmë te ministrja e Kulturës p.sh. Ilir Meta është i mirëpritur për kontributin, por unë gjykoj që ne duhet ta ngjisim vetë malin tonë. S’kemi rrugë tjetër.
Zgjedhja e Presidentit, raundi i parë është në 18 prill, do të bëheni pjesë?
Ne jemi jashtë. Këtu do të fitojnë punëtorët e partisë. Presidenti i ri do jetë punëtor partie. Nuk më vjen mirë ta them, siç s’më vjen mirë për zhurmën e madhe që u bë me të huajt.
Po Nishani ç’a presidenti ishte? Punëtor partie.