Kreu i partisë LZHK Dashamir Shehi në një prononcim për News24, u shpreh se protesta e opozitës që ka hyrë në ditën e 20-të nuk duhen marrë si lojë.
Sipas tij nëse kjo mazhorancë nëse nuk pranon qeveri teknike le të vijojë me teknikat e veta.
“Kush ka menduar që kjo është një lojë këtu nuk ka lojë fare. Nëse kjo mazhorancë do të luaj këtë lojë nëse nuk pranon qeveri teknike le të vijojë me teknikat e veta. Le të hyje në zgjedhje e vetme pa opozitën” u shpreh Shehi.
I pyetur nëse partia e tij do të regjistrohet në KQZ, ai u shpreh se pa zgjedhjet të lira është e kotë te regjistrohesh, dhe se vendimi për mosregjistrim ka qenë i përbashkët nga ana e koalicionit opozitar.
“Shqiptaret duhet të kuptojnë që ky është reagimi i fundit. Ne kërkojmë ndryshimi të kushteve dhe jo të pushtetit. Mosregjistrimi në KQZ është një vendim që është marrë në mënyrë kolektive.Kjo është protesta më e qetë dhe më paqësore.
Opozita e ka treguar frymën e saj të tolerancës. Ne do të ushtrojmë gjithë presionin tonë me të gjitha armët e mundshme që janë të ligjshme, per rrezimin e pushtetit”, tha Shehi.