Aleati i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, është kundër përshkallëzimit të protestës që opozita do të organizojë në qytetin e Kavajës.
Sipas kreut të LZHK-së pjesëmarrja e protestuesve nga të gjitha rrethet mund të shkaktoj ndonjë incident të pakëndshëm.
Në një prononcim për TemA TV, Shehi thotë se i ka propozuar edhe kreut të PD-së Basha që protesta e madhe të bëhet më 6 maj në Tiranë, pasi sipas tij, këtu zhvillohet politika shqiptare dhe ky do ishte një mesazh i fortë. /b.d