• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehi kundër opozitës PD-LSI: Ne kemi histori 30-vjeçare, aleancë vetëm për zgjedhjet

by A R
22/12/2017 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleatet e Bashes nuk jane dakord qe veprimet opozitare te PD te ndikohen nga LSI.

Dashamir Shehi shpreh rezervat e tij per aksionin opozitar ne Kuvend, duke nenvizuar se PD ka historine e vet 30 vjeçare te luftes politike dhe nuk ka pse te ndikohet nga partia e Kryemadhit.

Pas Lulzim Bashës edhe aleatët e Partisë Demokratike kanë dale kundër ish-kryeministrit Sali Berisha për djegien e mandateve.

Ndonëse në mbledhje e mbajtur ditën e hënë nga Partia Demokratike Berisha hodhi idenë e djegies së mandateve, duket se për aleatët e PD ky nuk është një veprim që duhet ndërmarrë.

Sipas aleatëve të Partisë Demokratike mandati është një armë e fuqishme për opozitën. Vetë kreu i LZHK, Dashamir Shehi, njëherësh deputet i dal nga listat e PD, u shpreh se nuk ka nevojë që të merren vendime të tilla. Kreu i LZHK theksoi per ‘sot’ se mendimi i Berishës për djegien e mandateve ishte një hipotezë.

Madje Dashamir Shehi duke u ndalur tek kjo hipotezë deklaroi se është akoma shpejtë që të ngrihen aludime të tilla pasi sipas tij do të jetë grupi i Partisë Demokratike ai që do të vendosë në të ardhmen për këtë gjë.

“Unë gjykoj se, siç edhe e tha dhe vetë Berisha, është një hipotezë e tij kjo, një hipotezë personale. Pastaj do të jetë grupi i Partisë Demokratike ai që do ta gjykojë në të ardhmen pasi varet sesi do të rrjedhin ngjarjet.

Ndërkohë që nuk ka nevojë të merren vendime të tilla që në këtë moment pasi për një muaj nuk fare parlament. Kështu që ne do fillojmë janarin me protesta dhe pastaj gjatë rrugës do të shikojmë të mendojmë dhe format e tjera të protestave parlamentare”, u shpreh kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Ndërkohë i pyetur nga gazeta se a është një alternativë që duhet të ndërmerret nga opozita djegia e mandateve, Shehi deklaroi se nuk ndërmarrë një veprim i tillë pasi sipas tij mandati është një armë e fuqishme për opozitën.

Ai gjithashtu theksoi se me rrugën e rë që ka ndërmarrë opozita kundrejt qeverisë mandati do të jetë arma më e fortë.

“Unë them që mandati është një armë për opozitën. Madje një ushtar i mirë që ka edhe ushtën edhe shpatën edhe mburojën. Kështu që gjykoj se i duhen të gjitha armët, përfshi dhe mandatin për rrugë e gjatë dhe të vështirë që kemi përpara”, tha ai.

Kreu i LZHK Dashamir Shehi dje gjatë prononcimit për gazetën u ndal edhe tek aleanca PD-LSI. Sipas Dashamir Shehit, Partia Demokratike duhet të vazhdojë të mbajë linjën e saj politike dhe nuk duhet të ndikohet nga LSI.

Madje ai gjithashtu theksoi se bashkëpunimet duhet të bëhen në periudha zgjedhjesh dhe jo në opozitë. “Unë në gjykimin tim personal jam që e djathta me PD-në në krye duhet t’i mbahet linjës së vetë tradicionale. Ne kemi një histori politike që është gati 30 vjeçare dhe mendoj se duhet t’i përmbahemi kësaj.

Nuk jemi kundër bashkëpunimit por unë si kreu i LZHK mendoj që bashkëpunimet bëhen në periudha zgjedhjesh. Dhe kështu që në një farë mënyre nuk jam shumë entuziast mbi këto lloj aleancash”, u shpreh kreu i LZHK. Sakaq Dashamir Shehi komentoi edhe protestën e mbajtur ditën e hënë nga ana e opozitës ku u shpreh se çdo opozitë zgjedh mjetet e veta për të protestuar.

“Sa i përket protestës mund të them që çdo opozitë i zgjedh vetë mjetet e veta. Pastaj protesta ishte paqësore pasi as nuk u vra njeri as nuk u rrëzua njeri.

Ndërkohë kur duhet që tu kujtosh njerëzve rëndësinë e një gjëje shpeshherë quhen të vlefshme edhe format e protestave ndonëse nuk janë shumë të mira do të thoja unë.

Por megjithatë protestat vlejnë për këtë punë, që tu kujtosh shqiptarëve që kjo që po ndodh është një gjë e rëndë. Madje kjo gjë është shumë më e rëndë sesa një tymuese apo një fjalor shumë më i papërshtatshëm”, tha ai. (TemA) /b.d

Next Post
Termocentrali “Kosova A”, konsiderohet si ndotësi më i madh në Evropë

“Kosova e Re”do të rrisë GDP-në e Kosovës 2 deri në 3 për qind!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

February 22, 2026
Tonelata mbetjesh “pushtojnë” Liqenin e Kukësit pas reshjeve, ekspertët: Situatë alarmante, duhet ndërgjegjësim kolektiv

Tonelata mbetjesh “pushtojnë” Liqenin e Kukësit pas reshjeve, ekspertët: Situatë alarmante, duhet ndërgjegjësim kolektiv

February 22, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

Parashikimi i motit për ditën e hënë, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 22, 2026
Tentoi të hynte me armë në rezidencën e Trump në Florida, zbulohet identiteti i të riut

Tentoi të hynte me armë në rezidencën e Trump në Florida, zbulohet identiteti i të riut

February 22, 2026
Pas segmentit rrugor në Librazhd, dëmtohen rëndë shtylla e tensionit të lartë dhe traseja e hekurudhës

Pas segmentit rrugor në Librazhd, dëmtohen rëndë shtylla e tensionit të lartë dhe traseja e hekurudhës

February 22, 2026
Ish-agjenti i CIA: SHBA mund të sulmojnë Iranin të hënën ose të martën

Ish-agjenti i CIA: SHBA mund të sulmojnë Iranin të hënën ose të martën

February 22, 2026
Bordi i Paqes dhe projeksioni strategjik i Shqipërisë

Bordi i Paqes dhe projeksioni strategjik i Shqipërisë

February 22, 2026
Banesa në Berat rrezikon shembjen! Çifti i të moshuarve apel për ndihmë: Rrojmë vetëm me pensione

Banesa në Berat rrezikon shembjen! Çifti i të moshuarve apel për ndihmë: Rrojmë vetëm me pensione

February 22, 2026
Incidenti në Mar-a-Lago, reagon Shtëpia e Bardhë: Një i çmendur tentoi të hynte në rezidencën e Trump

Incidenti në Mar-a-Lago, reagon Shtëpia e Bardhë: Një i çmendur tentoi të hynte në rezidencën e Trump

February 22, 2026
Tarifat 15% të Trump, KE: Është një marrëveshje në mes, BE pret që SHBA të përmbush angazhimet e saj

Tarifat 15% të Trump, KE: Është një marrëveshje në mes, BE pret që SHBA të përmbush angazhimet e saj

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In