Dashamir Shehi është skeptik se Federata e krijuar nga disa parti opozitare, është lëvizja e duhur politike për bashkimin e opozitës.
Në emisionin “Ekspres” në RTSH, Shehi thotë se për këtë arsye nuk është bërë pjesë e Federatës, ndërsa ka bindjen se shpresë për të djathtën janë elitat e reja në lidership.
Kritik është Shehi edhe sa i takon aksionit aktual opozitar në Kuvend. Ai e barazon me bojkotet e mëparshme që sipas tij nuk kanë qenë produktive.
Ndërsa opozita po përgatitet për nisjen e protestave, Dashamir Shehi thotë se nuk ka frymë për mbajtjen e tyre.
Ai ka bindjen se normalizimi i jetës parlamentare, angazhim i faktorëve politikë në përmirësimin e kodit elektoral dhe garantimi i zgjedhjeve të lira duhet të jenë prioritet e opozitës.
/a.r