• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehi: Basha na ka premtuar për Kodin, Berisha e kalon me not oqeanin!

by Java News
02/02/2019 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Dashamir Shehin seanca plenare e së enjtes ishte një turp për të cilin mban përgjegjësi vetëm Edi Rama. I ftuar ne emisionin “Kjo Javë” në News24, kreu i LZHK-së, komentoi batutat e shëmtuara e vulgare duke i cilësuar si një metodë të Ramës për të spostuar vëmendjen nga problemet qe realisht shqetësojnë vendin.

“Nuk është hera e parë që ndodh, por është agravuar situata ka precipituar në një mënyrë që është derivat i një situate që ka ardhur duke u majisur gjatë gjithë kohës, sic thotë populli ‘zullimi këputet duke u tras, peri këputet duke u hollu, po zullumi është trashur tani’- u shpreh Shehi.

“Rama vetë me talljen e vazhdueshme, me ironinë  permanente i ka sulmuar të gjithë, nuk besoj se ka objektiv Berishën, sepse Berisha i përgjigjet nga kjo pikëpamje, që për mua edhe Berisha bën gabim s’ka pse të zbresim ne në këto situata. Por Berisha është njeriu opozitar, dhe përgjegjësinë e ka individuale, ndërsa ky është kryeministër, na përfaqëson në një farë mënyre edhe ne të tjerët” -vijoi Sheshi.

Kreu i LZHK tha më tej se Rama solli Berishën në fokus të akuzave për të shpërqendruar vëmendje, për të bërë një zhurmë më të madhe se sa zullimi që ka bërë vetë një natë më parë.

“Ky e di fort mirë që po ta provokosh Berishën, mediat do të merren me këtë, sic po merremi në fakt, ne po merremi tani me sherrin Rama-Berisha” -theksoi Dashamir Shehi, i cili përmes batutave komentoi edhe deklaratën e Ramës se Berisha nuk mund të shkelë dot në Shtetet e Bashkuara se i është refuzuar viza.

“U pa fort mirë se ai e kalon oqeanin edhe me not. U bë zyrtare, DASH solli një letër që nuk është e vërtetë. Këtu është puna të bëjmë një zhurmë të madhe që të mbulojmë këto zullume që po bën ky njeri”- vijoi më tej Shehi.

16 shkurti për Dashamir Shehin do të jetë data e rëndësishme për opozitën e cila do t’i japë fund jetëgjatësisë së kësaj qeverie. I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” Shehi tha se Rama po sulmohet sot jo vetëm nga opozita por edhe nga ndërkombëtarët. Kreu i LZHK-së theksoi gjithashtu se nga 16 shkurti do të varet edhe fati i zgjedhjeve.

“Ne duam zgjedhje të lira pas shumë vitesh. Të bëhen në një klimë të re. Ka nevojë për qeveri tranzitore, nga të gjithë partitë që të ketë fuqi të mjaftueshme. Që banditët të mos fusin duart në zgjedhje. Zgjedhjet e lira, janë e vetmja mënyrë në demokraci për t’i shërbyer pushtetit. Do ngulmojmë me forcë që të largohet kryeministri”- tha ai. Si aleat i kryedemokratit Basha, Dashamir Shehi komentoi edhe diskutimet për Kodin e Ri zgjedhor, për të cilin tha se pret ndryshim, pasi ka marrë premtimin nga kreu i PD-së.

“E kemi takuar z.Basha disa herë për këtë punë, është një nga temat kryesore. Kemi marrë premtimin që Kodi do të ndryshojë. Ka shumë rëndësi sistemi i ri që do të prodhojë një marrëveshje politike, formula mund të gjendet gjithmonë politik”- tha Shehi.

a.meta

Next Post
Detajet e superoperacionit, 250 policë prangosin 32 persona në 12 qytete të vendit

Detajet e superoperacionit, 250 policë prangosin 32 persona në 12 qytete të vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In