• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shehaj “kërcënon” tatimorët, nuk kanë respektuar faljen e gjobave

by A R
04/08/2016 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj bën “presion” në Drejtoritë Rajonale të marrin në konsideratë ankesat e tatimpaguesve, që janë ankimuar se nuk kanë përfituar nga falja e gjobave për sigurimet shoqërore dhe shëndetësorë të parashikuara në ligjin nr. 66 të vitit 2015.

Në një qarkore drejtuar Drejtorive rajonale, Shehaj kërkon të marren në konsideratë të gjitha ankesat e tatimpaguesve të lidhura me mosveprimin e administratës tatimore  për zbatimin e ligjit për fshirjen në afat të gjobave të cilat janë evidentuar me 31 dhjetor 2014 dhe kur kontributi dhe kamatëvonesa përkatëse janë paguar deri në datën 30 shtator 2015.

“Nëse gjatë shqyrtimit të ankesës konstatohet se pretendimet e ankimuesit qëndrojnë, Drejtoria Rajonale Tatimore merr masat e nevojshme për të vepruar sipas ankesës dhe parashikimeve të ligjit “Për faljen e gjobave për mospagimin në afat të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve  shoqërore dhe shëndetësore nga subjektet juridike dhe fizike.”

Drejtoria e Apelimit tatimor njofton tatimpaguesit që kanë ankimuar pranë saj se tagrin për trajtimin ligjor të ankesave si më sipër i kanë Drejtoritë Rajonale Tatimore ku tatimpaguesi rezulton i regjistruar dhe njëkohësisht i përcjell për kompetencë Drejtorisë Rajonale Tatimore, ankesën në të cilën nuk është shprehur me vendim në respektim të parashikimeve të nenit 24 të kodit të procedurave Administrative.

“Në rast se pas trajtimit të ankesës së tatimpaguesit konstatohet se jemi në kushtet e mosveprimit të organit tatimor në kundërshtim me parashikimi e ligjit për faljen e gjobave, mosveprimi ngarkon me përgjegjësi punonjësit përkatës, për të cilët nga eprorët e tyre merren hapat e parashikuara në nenin 59 të ligjit “Për nëpunësin Civil”, shkruan Shehaj.

Në korrik të vitit 2015 Kuvendi vendosi  të falen, në masën 100 për qind, gjobat e lidhura me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të cilat janë evidentuar deri më 31 dhjetor 2014, për subjektet juridike dhe fizike, kur kontributi dhe kamatëvonesa është paguar plotësisht deri në datën 30 shtator 2015. / monitor

Next Post

Spanjolli Roberto Martinez, seleksioneri i ri i Belgjikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In