Kandidati në garën për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka zhvilluar një bisedë me ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Shehaj, i cili thotë se biseda u zhvillua me kërkesë të ambasadores Kim.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Agron Shehaj thotë se lidhja mes SHBA-së dhe Partisë Demokratike do të forcohet akoma më shumë.
“Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen”, shkruan Agron Shehaj.
/a.r