• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sheh rrushi rrushin… Opozitat ballkanike djegin mandate

by Java News
27/02/2019 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët opozitarë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia i thanë BIRN se nuk do të rikthehen në parlamentet respektive dhe se do të vazhdojnë bojkotin kundër abuzimeve të pretenduara të sistemeve politike të tyre, pavarësisht një apeli nga zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiç.

“Znj. Kocijançiç do të bënte si ne nëse do ta mendonte dhe nëse do të ishte në vendin tonë,” tha deputetja e opozitës serbe Marinika Tepiç për BIRN.

Tepiç është pjesë e një grupi të deputetëve të opozitës të quajtur Aleanca e Serbisë, e cila këtë muaj vendosi të mos marrë pjesë në seancat parlamentare apo seancat e mbajtura nga asambletë në nivelet e tjera të qeverisë në të gjithë vendin.

Aleanca  Serbisë e arsyetoi vendimin duke renditur abuzimet e pretenduara të organeve të ndryshme nga Partia qeverisëse Progresiste Serbe, e udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

“Nuk ka më dialog politik në parlament, i cili është shndërruar në një teatër absurdi,” tha Tepiç.

Ajo e akuzoi partinë qeverisëse se ul mikrofonin sa herë që një deputet i opozitës do të flasë dhe se ka penguar debatin në parlament duke paraqitur qindra ndryshime të pakuptimta në ligjet që shërbejnë për të parandaluar diskutimin e nevojshëm.

Në Shqipëri, Izmira Ulqinaku, e cila ishte deputete e Partisë Demokratike, por e dorëzoi mandatin e saj në shenjë proteste në 21 shkurt, fajësoi BE-në që nuk flet kundër “korrupsionit dhe krimit” në Shqipëri.

“Për një kohë të gjatë, figura të larta të institucioneve të BE kanë qëndruar në heshtje për korrupsionin, kapjen e shtetit nga interesat e krimit dhe sundimin autokratik të Z. Rama,” tha ajo kur u pyet nga BIRN lidhur me komentet e Kocijançiç.

“Media perëndimore ka publikuar prova gjyqësore të bashkëpunimit të qeverisë me organizata kriminale për të manipuluar zgjedhjet e 2017, por nuk pati asnjë reagim nga Komisioni,” shtoi ajo, duke iu referuar një investigimi të përbashkët nga BIRN Albania dhe Zëri i Amerikës mbi bashkëpunimin mes rrjeteve të krimit të organizuar dhe zyrtarëve të Partisë Socialiste në qeveri në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Mijëra shqiptarë emigrojnë çdo vit në vendet e BE-së për t’iu arratisur korrupsionit endemik, krimit dhe pasigurisë në Shqipëri. Shqiptarët kanë vendosur më në fund të ngrinë zërin dhe të protestojnë për demokraci, liri dhe qeverisje të mirë, në vend që të emigrojnë,” shtoi ajo.

Kocijançiç tha në një konferencë për shtyp të hënën se parimi europian që “parlamenti është një vend për diskutim rreth çështjeve politike dhe atyre të tjera” duhet të zbatohet gjithashtu për vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi agjencia e lajmeve Beta.

Ajo tha se protestat në Tiranë, Podgoricë dhe Beograd kanë secila karakteristikat e veta “dhe nuk do t’i krahasoja këto situata”, sipas Betës.

Një gazetar në konferencën për shtyp të Kocijançiç e pyeti përse Komisioni Europian “i lavdëronte qeveritë në Ballkanin Perëndimor megjithëse shkelnin të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit”.

Kocijançiç u përgjigj duke këmbëngulur se raportet e progresit të BE për vendet e Ballkanit Perëndimor janë të balancuara.

“Ne lavdërojmë kur është i nevojshëm dhe i merituar lavdërimi dhe nëse nuk është kështu… jemi gjithashtu shumë kritik dhe jepen rekomandime shumë konkrete dhe të sakta,” tha ajo.

Në Malin e Zi, shumica e deputetëve të opozitës reshtën së marri pjesë në seancat parlamentare pas zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit 2016, duke pretenduar për shkelje në zgjedhje dhe duke kërkuar zgjedhje të reja.

Në qershor të vitit 2018, partia kryesore e opozitës malazeze, Fronti Demokratik, u kthye në parlament, por disa parti më të vogla e kanë vazhduar bojkotin.

Lideri i lëvizjes opozitare URA të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha për BIRN se apeli i Kocijançiç nuk do të bindë partinë e tij për t’u kthyer në parlament.

“Ne në Ballkan e kuptojmë qëndrimin e Brukselit dhe të vendet të zhvilluara të BE-së që nuk kanë probleme me demokracinë, por njëkohësisht i bëj thirrje përfaqësuesve të BE-së ta shohin atë nga këndvështrimi ynë dhe madje të shohin përgjegjësinë e tyre për faktin që nuk ka frymë demokratike në Ballkan”, tha Abazoviç.

Ai përmendi mashtrimin e pretenduar me zgjedhjet, presionet mbi votuesit dhe mediat në vend si arsyet kryesore për vazhdimin e bojkotit.

“Kërkesat e njerëzve në Beograd, Podgoricë dhe Tiranë janë për mbrojtjen e vlerave themelore të BE-së dhe të arsyes, ndaj nëse ata [përfaqësuesit e BE] nuk e kuptojnë këtë, kanë problem në vetvete me vlerat e tyre,” shtoi Abazoviç. (BIRN)

Next Post
Real Madrid ka një të keq për Gareth Bale, po i kërkon zëvendësuesin

“El Clasico” bën që Bale të pendohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In